Help dhuron 50000 maska kirurgjike për QKUK

Sot, Organizata gjermane Help ka bere dorezimin e 50,000 maskave kirurgjike per SHSKUK-ne.
Kjo ndihme eshte bere ne kuader te ndihmes per parandalimin dhe luftimin e pandemise se shkaktuar nga COVID 19. Donacioni eshte dorezuar ne Barnatoren Qendrore te SHSKUS-se, ndersa maskat kirurgjike do t’u shperndahen reparteve brenda SHSKUK-se, ne baze te nevojes.
Donacioni eshte dorezuar nga ana e Drejtoreshes se organizates Help ne Kosove, Znj. Shqipe Breznica.
Organizata Help do te vazhdoj t’i perkrahe institucionet e Kosoves ne kete drejtim.

Read More

Mbillen nga 25 drunj për të shënuar 25 vjetorin e Help në Evropën Juglindore

Sot u mbollën nga 25 fidane drunjësh në Komunën e Fushë Kosovës dhe Obiliqit për të shënuar 25 vjetorit të themelimit të Help në Evropën Juglindore. Moto e Help për këtë jubile është “Së bashku për të nesërmen”. Ky aksion simbolik është vazhdimsi e aktiviteteve të Help për të krijuar një ambient dhe mirëqenie më të mirë dhe stabilitet socio ekonomik për të gjithë qytetarët.

Read More

Raport i sondazhit për bujqësi – Prodhimi bimor

Organizata Help Kosovo ka zhvilluar anketimin e klientëve të vet në lëminë e Agrikulturës, që kanë përfituar nga skemat e granteve të Helpit, që nga viti 2015.
Qëllimi I këtij vlerësimi është matja e nevojave dhe njohurive të fermerëve, duke krijuar një pasqyrë të situatës në terren dhe këshillimi i tyre profesional.


Help Kosovo organization developed a conducting survey with its clients in the field of Agriculture, who have benefited from Help grant schemes since 2015.
The purpose of this assessment is to measure the needs and knowledge of farmers, creating an overview of the situation in the field and their professional consulting.

ALBANIAN

[embeddoc url=”https://help-kosovo.org/wp-content/uploads/2020/06/Help_Kosovo_Raporti-i-Anketës-në-Bujqësi-Prodhimi-Bimor-qershor-2020.pdf” download=”all” viewer=”google” ]

ENGLISH

[embeddoc url=”https://help-kosovo.org/wp-content/uploads/2020/06/Help_Kosovo_Report-of-Survey-in-Agriculture-June-2020.pdf” download=”all” viewer=”google” ]

Read More

Vizitat në terren për përzgjedhjen e përfituesve të granteve nga Help

Help ka filluar vizitat në terren tek kandidatët në listën e ngushtë nga Komunat e përfshira në projekt për vitin 2020.

Me anë të këtyre vizitave Help synon të bëj një përzgjedhje sa më efikase duke verifikuar gjendjen reale socio-ekonomike të kandidatëve.

Pas perfundimit të kësaj faze do të bëhet përzgjedhja përfundimtare e përfituesve të granteve.

Read More

Help Kosovo mbështet BONEVET në luftën ndaj Covid-19

Help Kosovo ju bashkua kampanjës “Bashkojuni luftës” së BONEVET për prodhimin e 2000 maskave mburojë të fytyrës për stafin mjekësor.
Mbështetja e punonjësve shëndetësorë që janë integralë në përgjigjen globale ndaj COVID-19, ndjehemi shumë krenarë dhe në të njëjtën kohë të privilegjuar të jemi pjesë e kësaj fushate të mrekullueshme.

Read More

Mbështetje e qëndrueshme në kohë të pandemisë

Help ka ofruar mbështetje të qëndrueshme për 7 gra fermere, 6 nga fshati Kishnicë Komuna e Graçanicës dhe 1 nga fshati Slivovë Komuna e Prishtinës përmes shpërndarjes së serrave të vogla për kultivimin e perimeve.
Përfitues direkt janë edhe 41 anëtarë të familjeve të tyre të cilët poashtu janë të angazhuar në punët bujqësore.
Pasi që në Kishnicë nuk ka hapsira të mëdha të tokave por vetëm disa kopshte të vogla, Help vlerësoi të arsyeshme kërkesën për mbështetje me serra të vogla, me këtë rast përfituesit do të sigurojnë perimet e freskëta gjatë verës dhe të konzervuara përgjatë dimrit.
Falenderojmë znj. Havushe Bunjaku për sigurimin e fidaneve përmes inkubatorit për kultivimin e tyre dhe mbështetjes ndaj 7 përfitueseve të cilat së shpejti do të mund të shesin produktet e tyre në tregun vendor.

 

Read More

Raport vlersimi i aktivitetit të klientëve të Help nga vitet 2017-2018 gjatë pandemisë Covid-19

Për shkak të vështirësive të krijuara nga pandemia e Covid-19 në ekonomi, Zyrtari Monitorues nga Help ka vazhduar zbatimin e analizës së monitorimit të veprimtarisë së biznesit për projektin “Mbështetje ndaj stabilitetit socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor 2017-2018” dhe po vazhdon me raportin edhe për projektet e tjera të implementuara nga Help Kosovo gjithashtu.

Raporti: “Raport vlerësimi i veprimtarisë së përfituesve të granteve të Help (klientëve) të vitit 2017-2018 gjatë periudhës pandemike Covid-19”.
Maj, 2020

Totali i klientëve 300,
Gjatë muajit May të vitit 2020 u kontaktuan 290 klientë, 10 nuk u përgjigjën.
Nga 290, vetëm 85 klientë ose 29.30% janë duke punuar në këtë kohë, 205 ose 70.70% nuk ​​punojnë.

85 klientë që janë duke punuar janë:
– Fermerë 71
– Zdrukthtarë 3
– Rrobaqepës 1
– Metal punues 2
– Furrëtarë 3
– Nga sektori I.T. 2
– Ndërtimtari 1
– Shërbime 2

Pyetje: 1) Sa jeni të shqetësuar me situatën ekonomike të krijuar në Kosovë si rezultat i Covid-19?
Nga 290 klientë,
A) ASPAK kanë deklaruar 85 klientë ose 29.30%
B) MESATARISHT kanë deklaruar 58 klientë ose 20%
C) SHUMË deklaruan 147 klientë ose 50.70%

Pyetje: 2) A është ndikuar biznesi juaj si rezultat Covid-19?
A) JO kanë deklaruar 85 klientë ose 29.30%
B) PO kanë deklaruar 205 klientë ose 70.70%

Pyetje: 3) A ka rënë biznesi juaj gjatë kësaj periudhe të pandemisë COVID-19? Nëse po, në cilat forma a) humbje e të ardhurave, b) vështirësi në pagimin e pagave, vështirësi në pagimin e qirasë?
A) JO kanë deklaruar 85 klientë ose 29.30%
B) PO deklaruan 205 klientë ose 70.70% (a) Humbje në të ardhura

Pyetje: 4) A janë masat e marra nga qeveria të mjaftueshme që biznesi juaj të mbijetojë deri në fund të pandemisë Covid-19?
A) JO deklaruan 66 klientë ose 22.76%
B) PO deklaruan 224 ose 77.24%

Pyetje: 5) Cila do të ishte saktësisht ndihma e përshtatshme për biznesin tuaj, përveç parave të gatshme (plehra për fermerët; tekstile dhe / ose pajisje shtesë për rrobaqepëset; materiale për flokët / ngjyrat për zbukuruesit dhe floktarët; sapun për automobil, ushqim dhe pije për restorante )?
A) Mbështetje tjetër, deklaruan 181 prej tyre që është 62.42%
B) Lënda e parë deklaruar 109 prej tyre ose 37.58%

Pyetje: 6) Planet në të ardhmen?
Nga 290 klientë të gjithë deklaruan se planifikojnë të vazhdojnë të njëjtën aktivitet biznesi.

Read More