Help ka ofruar mbështetje të qëndrueshme për 7 gra fermere, 6 nga fshati Kishnicë Komuna e Graçanicës dhe 1 nga fshati Slivovë Komuna e Prishtinës përmes shpërndarjes së serrave të vogla për kultivimin e perimeve.
Përfitues direkt janë edhe 41 anëtarë të familjeve të tyre të cilët poashtu janë të angazhuar në punët bujqësore.
Pasi që në Kishnicë nuk ka hapsira të mëdha të tokave por vetëm disa kopshte të vogla, Help vlerësoi të arsyeshme kërkesën për mbështetje me serra të vogla, me këtë rast përfituesit do të sigurojnë perimet e freskëta gjatë verës dhe të konzervuara përgjatë dimrit.
Falenderojmë znj. Havushe Bunjaku për sigurimin e fidaneve përmes inkubatorit për kultivimin e tyre dhe mbështetjes ndaj 7 përfitueseve të cilat së shpejti do të mund të shesin produktet e tyre në tregun vendor.