Help ofron ndihmë emergjente për të prekurit e tërmetit në Shqipëri.
Help ofron ndihmë emergjente për viktimat e tërmetit në Shqipëri.













24 të rinjë përfitojnë mbështetje për vetëpunësim nga komunat Gjilan, Viti, Kaçanik dhe Hani i Elezit të cilët janë përzgjedhur si përfitues grantesh në kuadër të programit të vetë-punësimit të USAID Empower Private Sector.
Zgjedhja e tyre ndjek përfundimin e suksesshëm të një programi trajnimi paraprak që synim kishte pajisjen e 200 të rinjëve nga komunat e lartpërmendura me aftësi të orientuara drejt biznesit prej të cilëve 79 kanë përfituar grant në formë të pajisjeve.
Programi financohet nga USAID Empower Private Sector, në partneritet me Sida – Styrelsen për Internationellt Utvecklingssamarbete, dhe zbatohet nga Help Kosovo, duke përfshirë ofrimin e bashkëfinancimit nga komunat partnere në projekt.
Help Kosovo ka mbështetur me pajisje për shtrimin e dyshemeve nga epoksi Burgun e Sigurisë së Lartë, në Dyz.
Përmes këtij projekti synohet të ndikohet në rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur, në kuadër të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020”.
Drejtoresha e Help, Shqipe Breznica inkurajoi qytetarët që të përcjellin aktivitetet e Organizatës Help dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për të zhvilluar bizneset e tyre.
Pas kësaj marrëveshjeje do të pasojnë seancat informuese me qytetarët e Skënderajt në fillim të vitit 2020 ku të gjithë do të njoftohen rreth aplikimit.
Sot, me datë 11.07.2019 Help nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Gjakovës për mbështetjen e së paku 30 mikro bizneseve për vitin 2020.
Kryetari i Komunës, ztr. Ardian Gjini u shpreh i kënaqur për arritjen e kësaj marrëveshje me Help ku poashtu shprehu gatishmërinë në implementimin sa më të suksesshëm të projektit.
Drejtoresha e Help, Shqipe Breznica inkurajoi qytetarët që të përcjellin aktivitetet e Organizatës Help dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për të zhvilluar bizneset e tyre.
Pas kësaj marrëveshjeje do të pasojnë seancat informuese me qytetarët e Gjakovës në fillim të vitit 2020 ku të gjithë do të njoftohen rreth aplikimit.
Kanë përfunduar me sukses trajnimet për “Administrim Biznesi në Kosovë” për klientët e përzgjedhur për skemën e granteve në kuadër të projektit “Mbështetje për stabilitetin socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor 2019-2020”.
Trajnimet janë mbajtur për klientët e komunave me të cilat Help ka marrëveshje bashkëpunimi gjatë vitit 2019.
Në Obiliq janë trajnuar dhe certifikuar 30 persona, në Fushë-Kosovë 35, në Prizren 42 e në Graçanicë 18 përfitues të cilët përveç trajnimit në biznes kanë perfituar edhe grant në formë të pajisjeve.
Ky trajnim është zbatuar nga A & A Consulting Center.
Sot me daten 10 Korrik 2019 Help dhe OJQ Lady nënshkruan marrëveshjen e partneritetit ne mbështetje te projektit rajonal “Woman-Book” mundësuar nga Western Balkans Fund dhe zbatuar nga Shoqata e Grave Ballkanase përfshirë gjashte organizata nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Më 28.06.2019 u mbajt nënshkrimi i marrëveshjeve për grante – me 45 perfituesit nga Komuna e Prizrenit
Help – Hilfe zur Selbsthilfe ne kuader te projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020” i financuar nga Qeveria Gjermane dhe Komunat partnere dhe i cili zbatohet nga organizata Help – Hilfe zur Selbsthilfe pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes, të premten me 28 Qershor 2019 në Komunën e Prizrenit nënshkroi marrëveshjet me klientët e përzgjedhur në këtë Komunë.
Prezent ishin: Drejtoresha e Help, Shqipe Breznica, Kryetari i Komunes se Prizrenit Mytaher Haskuka, Drejtoresha per Zhvillim Ekonomik dhe Turizem Sevil Kazaz ne Komune te Prizrenit, përfaqësues të organizatës Help si dhe klientët e përzgjedhur për grante.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në zhvillim të qëndrueshëm dhe stabilitet në Kosovë me fokus kryesor fuqizimin ekonomik. Përderisa, qëllimi i veçantë është krijimi i vendeve të reja të punës përmes mbështetjes direkte me grante për biznese të vogla. Nëpërmjet këtij projekti, ofrohen pajisje në mënyrë që përfituesit të mund të fillojnë apo rrisin bizneset e tyre. Vlera mesatare e një granti, për një përfitues, është 2,000.00 Euro në formë të pajisjeve, jo para të gatshme.