Sot, me datë 16.07.2019 Help nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Skënderajt për mbështetjen e së paku 20 mikro bizneseve për vitin 2020.Kryetari i Komunës, ztr. Bekim Jashari u shpreh i kënaqur për arritjen e kësaj marrëveshje me Help ku poashtu shprehu gatishmërinë në implementimin sa më të suksesshëm të projektit.
Drejtoresha e Help, Shqipe Breznica inkurajoi qytetarët që të përcjellin aktivitetet e Organizatës Help dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për të zhvilluar bizneset e tyre.
Pas kësaj marrëveshjeje do të pasojnë seancat informuese me qytetarët e Skënderajt në fillim të vitit 2020 ku të gjithë do të njoftohen rreth aplikimit.
![](http://help-kosovo.org/wp-content/uploads/2019/07/001-1024x576.jpg)
![](http://help-kosovo.org/wp-content/uploads/2019/07/002-1024x768.jpg)