Help mbështet me grante 45 ndërmarrës nga Prizreni

Më 28.06.2019 u mbajt nënshkrimi i marrëveshjeve për grante – me 45 perfituesit nga Komuna e Prizrenit

Help – Hilfe zur Selbsthilfe ne kuader te projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020” i financuar nga Qeveria Gjermane dhe Komunat partnere dhe i cili zbatohet nga organizata Help – Hilfe zur Selbsthilfe pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes, të premten me 28 Qershor 2019 në Komunën e Prizrenit nënshkroi marrëveshjet me klientët e përzgjedhur në këtë Komunë.

Prezent ishin: Drejtoresha e Help, Shqipe Breznica, Kryetari i Komunes se Prizrenit Mytaher Haskuka, Drejtoresha per Zhvillim Ekonomik dhe Turizem Sevil Kazaz ne Komune te Prizrenit, përfaqësues të organizatës Help si dhe klientët e përzgjedhur për grante.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në zhvillim të qëndrueshëm dhe stabilitet në Kosovë me fokus kryesor fuqizimin ekonomik. Përderisa, qëllimi i veçantë është krijimi i vendeve të reja të punës përmes mbështetjes direkte me grante për biznese të vogla. Nëpërmjet këtij projekti, ofrohen pajisje në mënyrë që përfituesit të mund të fillojnë apo rrisin bizneset e tyre. Vlera mesatare e një granti, për një përfitues, është 2,000.00 Euro në formë të pajisjeve, jo para të gatshme.

Related Posts

Leave A Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.