24 të rinjë përfitojnë mbështetje për vetëpunësim nga komunat Gjilan, Viti, Kaçanik dhe Hani i Elezit të cilët janë përzgjedhur si përfitues grantesh në kuadër të programit të vetë-punësimit të USAID Empower Private Sector.
Zgjedhja e tyre ndjek përfundimin e suksesshëm të një programi trajnimi paraprak që synim kishte pajisjen e 200 të rinjëve nga komunat e lartpërmendura me aftësi të orientuara drejt biznesit prej të cilëve 79 kanë përfituar grant në formë të pajisjeve.
Programi financohet nga USAID Empower Private Sector, në partneritet me Sida – Styrelsen për Internationellt Utvecklingssamarbete, dhe zbatohet nga Help Kosovo, duke përfshirë ofrimin e bashkëfinancimit nga komunat partnere në projekt.