Vizitë në MEPTINIS

Sot u mbajt takim koordinues mes Drejtoreshës së Help për Kosovë Shqipe Breznica dhe zëvendës ministrave Edison Jakurti dhe Inci Halac në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike për të diskutuar rreth projekteve për zhvillim ekonomik dhe zbutjen e varfërisë përmes krijimit të mundësive për vetë-punësim përmes granteve.

Read More

Foshnjat e porsalindura mbajnë mburojat e tyre të dhuruara nga Help

Kështu duken më të vegjëlit tanë duke mbajtur të vendosura mburojat e tyre të fytyrës.

Javën e kaluar Help dhuroi 200 të tilla në Klinikën e Neonatologjisë, prodhimi i të cilave u mundësua nga Help dhe u realizua nga MARO.

Në përpunim e sipër janë edhe 300 maska mburojë fytyre për stafin mjeksor të cilat do të dorëzohen së shpejti.

Gjithçka filloi nga një takim i rregullt i stafit të Help kohë më parë.

Read More

Mbështetje për 274 familje në nevojë nga Mitrovica e Jugut

Help ka ndihmuar me pako ushqimore dhe higjienike 274 familje të Komunës së Mitrovicës së Jugut, ndihmë e cila u ofrua në kuadër të mbeshtetjes në menaxhimin e situatës ndaj pandemisë Covid-19. Falenderojmë zyrtarët komunal për bashkëpunimin gjatë përpilimit të listave me të gjitha familjet në nevojë dhe aktivitetit në terren përmes vullnetarëve.

Read More

Mbështetje ndaj policisë së Kosovës gjatë Covid-19

Help ka mbeshtetur Departamentin per Mbeshtetje te Policise se Kosoves me 1600 maska mbrojtese per te lehtesuar operimin e policeve gjate situates se krijuar nga Covid-19.
Pranimi eshte bere nga Hamdi Hyseni ud i Departamentit per Sherbime Mbeshtetese.
Falenderim i veçantë për Shoqatën Gratë e Bashkuara nga Ferizaj për qepjen e maskave në baza vullnetare.
Read More

Help mbështet Shtëpitë e Sigurta në Gjakovë dhe Prishtinë

Bazuar ne kerkesen nga Shtepite e Sigurta ne Gjakove dhe Prishtine Help ka mbeshtetur ato me nga nje rrobalarese per tu lehtesuar sado pak funksionimin sidomos gjate kohes se pandemise Covid-19. Ne Gjakove aktualisht jane rreth 22 persona, 10 gra dhe 12 femije ndersa ne Prishtine jane 16 persona, 8 gra dhe 8 femije. Duhet cekur se keto qendra hasin ne veshtiresi te ndryshme dhe kane nevoje per mbeshtetje financiare per te permbushur nevojat e personave qe qendrojne ne to. 
Read More

Raport vlersimi i aktivitetit të klientëve të Help gjatë pandemisë Covid-19

Për shkak të vështirësive të krijuara nga pandemia e Covid-19 në ekonomi, Zyrëtari Monitorues nga Help Kosovo ka zbatuar analizën e monitorimit të aktivitetit të biznesit për projektin “Mbështetje ndaj stabilitetit socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor 2019-2020” dhe projektin “Programi i trajnimit për vetë punësim” si dhe po vazhdon me raportin për projektet e tjera implementuar nga Help poashtu.

Raporti:

“Raport vlerësimi i veprimtarisë së përfituesve të granteve Ndihmuese (klientët) të vitit 2019 gjatë periudhës pandemike Covid-19”.

Prill, 2020

Numri i përgjithshëm i klientëve 223;

Gjatë prillit të vitit 2020 u kontaktuan 212 klientë, 11 nuk u përgjigjën.

Nga 212, vetëm 40 klientë ose 18.9% janë duke punuar në këtë kohë, 172 ose 81.1% nuk ​​punojnë.

40 klientë që janë duke punuar janë:

  • Fermerët 20 klientë
  • Bletarë 5 klientë
  • I.T. 6 klientë
  • Klub rrobaqepës 1
  • Metal punon 3 klient
  • 4 klientë mekanikë
  • Klient kopshtar 1

Pyetje: 1) Sa jeni i shqetësuar me situatën ekonomike të krijuar në Kosovë si rezultat i Covid-19?

A) JO kanë deklaruar 17%

B) MESATARISHT kanë deklaruar 13%

C) Shumë kanë deklaruar 70%

Pyetje: 2) A është ndikuar biznesi juaj si rezultat Covid-19?

A) JO 18.9%

B) PO 81.1%

Pyetje: 3) A ka rënë biznesi juaj gjatë kësaj periudhe të pandemisë Covid-19? Nëse po, në cilat forma a) humbje e të ardhurave, b) vështirësi në pagimin e pagave, vështirësi në pagimin e qirasë?

A) JO 18.9%

B) PO 81.1% (a) Humbje në të ardhura

Pyetje: 4) A janë masat e marra nga qeveria të mjaftueshme që biznesi juaj të mbijetojë deri në fund të pandemisë Covid-19?

A) JO 24%

B) PO 76%

Pyetje: 5) Cila do të ishte saktësisht ndihma e përshtatshme për biznesin tuaj, përveç parave të gatshme (plehra për fermerët; tekstile dhe / ose pajisje shtesë për rrobaqepëset; materiale për flokët / ngjyrat për zbukuruesit dhe floktarët; sapun për automobil, ushqim dhe pije për restorante )?

A) Mbështetje tjetër, 150 prej tyre që është 70.75

B) Lëndë e parë deklaruan 62 prej tyre ose 29.25%

Pyetje: 6) Planet në të ardhmen?

Nga 212 klientë të gjithë deklaruan se planifikojnë të vazhdojnë të njëjtin biznes.

Read More

Mbështetje me pako ushqimore dhe higjienike ndaj Komunës së Prishtinës

Help ka ndihmuar me pako ushqimore dhe higjienike Komunën e Prishtinës, ndihmë e cila u ofrua në kuadër të mbeshtetjes në menaxhimin e situatës ndaj pandemisë Covid-19. Falenderim i veçantë për kompanitë vendore që mbështetën këtë iniciativë përmes donacioneve të tyre.
Poashtu falenderojmë zyretarët komunal për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj qytetarëve në këtë kohë të vështirë.
Read More