“My Story” ngjarje e organizuar nga Help në Prizren më 06.03.2019

“My Story” është ngjarje e organizuar nga Help Kosovo me anë të së cilës synohet të promovohet projekti i mbështetjes socio-ekonomike për bizneset e vogla dhe start-up.

Kjo ngjarje do të mbahet në DokuKino në Prizren me datën 06 Mars, e mërkurë ora 18:00.

Në këtë ngjarje marrin pjesë përfitues të granteve të Organizatës Help të cilët kanë arritur një sukses dhe janë shëndrruar në model se si mund të përfitohet nga skema e granteve.

Poashtu në këtë aktivitet do të prezantohet projekti i Help me anë të një seance informative ku të pranishmit do të njoftohen rreth mundësisë dhe mënyrës së aplikimit.

Related Posts

Leave A Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.