Shtyhet afati për aplikim deri më 22 Tetor (Komunat: Viti, Kaçanik dhe Hani i Elezit)

Projekti: Programi i Trajnimit për Vetë-Punësim

Rreth projektit

Programi i Trajnimit për Vetë-Punësim synon të nxisë aftësitë e punësimit dhe ndërmarrësisë të të rinjëve të margjinalizuar në komunat: Viti, Kaçanik dhe Han të Elezit. Programi do t’u ofrojë trajnime për shkathtësitë e biznesit rreth 200 të rinjve nga këto komuna, ndërsa, pas përfundimit, 32 propozimeve më të mira të biznesit të paraqitura nga të rinjtë e trajnuar do t’u jepen grante të vogla për t’i filluar bizneset e tyre.

Ky projekt financohet nga USAID EMPOWER Sektori Privat në partneritet me Agjensinë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) dhe implementohet nga Help Kosovo.

Kush mund të aplikojë?

Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë (18-35 vjeç) nga komunat: Viti, Kaçanik dhe Hani i Elezit. Në secilën komunë do të përzgjidhen nga 50 persona për të ndjekur një trajnim 5-ditor në biznes. Vetëm ata që përzgjidhen për trajnime mund të aplikojnë për grant në formë të pajisjeve për biznesin e tyre ekzistues apo të ri start-up.

Format për aplikim mund të merren gjatë takimeve informuese në komunën tuaj ose të shkarkohen / Download nëpërmjet web faqes së Help në linkun:

www.help-kosovo.org ose në web faqen zyrëtare të Komunës suaj.

Dorëzimi i aplikacioneve

Aplikacionet e plotësuara dhe dokumentet mbështetëse duhet të dorëzohen në komunë.

Afati i fundit për aplikim është data 12 Tetor 2018 ora 16:00

SHKARKO APLIKACIONIN MË POSHTË


 

Related Posts

Leave A Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.