Help organizon takime informuese në Prizren, Fushë Kosovë, Obiliq dhe Graçanicë

Organizata Help Kosovo organizon takime informuese me qytetarët

RRETH PROJEKTIT:

“Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020” do të realizohet në komunat:  Fushë Kosovë (35 grante), Obiliq (30 grante), Prizren (40 grante), Graçanice (15 grante).

Ky projekt financohet nga Qeveria Gjermane, komunat partnere ndërsa zbatohet nga organizata Help Kosovo

KUSH MUND TË APLIKOJ?

Të drejtë aplikimi për vitin 2019 kanë të gjithë qytetarët nga komunat: Fushë Kosovë, Obiliq, Prizren dhe Graçanicë.

Format për aplikim mund të merren gjatë takimeve informuese në komunën tuaj apo të shkarkohen nëpërmjet ueb faqes në linkun: www.help-kosovo.org ose të merren në Komunën përkatëse.

Takimet informuese:

25.02.2019 Salla e Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë ora 12:00

26.02.2019 Salla e Kuvendit Komunal në Obiliq ora 11:00

27.02.2019 Kuvendi Komunal (ish Bankosi), salla e kuqe në Prizren ora 11:00

28.02.2019 Salla e Kuvendit Komunal në Graçanicë ora 11:00

04.03.2019 Qendra per Bashkpunim dhe Integrim “Fidan Lahu”ora 12:00

06.03.2019 Kuvendi Komunal (ish Bankosi), salla e kuqe në Prizren ora 11:00

06.03.2019 Kuvendi Komunal (ish Bankosi), salla e kuqe në Prizren ora 14:00

06.03.2019 Salla DokuKino Prizren 18:00

Dorëzimi i aplikacioneve:

Pas përfundimit të takimit informues, kandidatët e interesuar për aplikim mund të marrin aplikacionin dhe udhëzuesin për aplikim.

Data e fundit për aplikim është 29 Mars 2019 e premte, ora 16:00

Aplikacionet e plotësuara dhe dokumentet mbështetëse duhet të dorëzohen në kohë me postë në adresën:

Help Kosove, Fahu postar Nr: 23;

10.000 Prishtinë Republika e Kosovës

 

 

 

Related Posts

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.