Organizata Help Kosovo ka zbatuar vizitat konsultative tek klientët/përfituesit në lëminë e Bujqësisë, që kanë përfituar nga skemat e granteve të Help gjatë vitit 2020.
Qëllimi i këtyre vizitave është vlerësimi i nevojave dhe njohurive të fermerëve, duke krijuar një pasqyrë të situatës në terren dhe duke ofruar këshilla profesionale për mbarvajtjen e kulturave bujqësore.