Një vit pas…
Kujtojmë mëngjesin e hershëm të 26 Nëntorit 2019, ku Shqipëria u godit nga një tërmet i shkallës së magnitudit 6,4.
Dëme u shënuan kryesisht në qytetin e Durrësit dhe fshatin e Kodër-Thumanës, të cilat ndodhen afër epiqendrës së tërmetit.
Në total 51 njerëz mbetën të vdekur nga tërmeti dhe mbi 3,000 u lënduan.
Për nga shkalla e magnitudës ky ishte tërmeti më i madh që ka goditur Shqipërinë në më shumë se dyzet vjet.
Me këtë rast Organizata Help – Hilfe zur Selbsthilfe Misioni në Kosovë u mobilizua për të siguruar ndihmë urgjente për të mbijetuarit e kësaj katastrofe natyrore.