Youth in Gjilan will receive business skills training and some will receive small grants to start their own businesses through a cooperation agreement signed on August 17th, 2018 with the municipality of Gjilan and Help Kosovo.

The USAID EMPOWER Private Sector Self-Employment Training Program aims to foster the employability and entrepreneurship of youth in Gjilan, Viti, Hani i Elezit, and Kacanik. In partnership with Sida – Styrelsen för Internationellt Utvecklingssamarbete.

***

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për realizimin e programit të USAID që synon të mbështesë punësimin e të rinjëve të Gjilanit

Përfaqësuesja e komunës së Gjilanit, Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Valbona Tahiri, dhe Shqipe Breznica, Koordinatore e Projektit nga organizata Help, kanë nënshkruar më 17 gusht marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të programit trajnues “Programi i Trajnimit për Vetëpunësim”. Ky program është i financuar nga projekti i USAID-it EMPOWER Sektori Privat, në partneritet me Agjencinë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida).

Në bazë të marrëveshjes së arritur, Komuna e Gjilanit dhe organizata Help do të bashkëpunojnë me qëllim të nxitjes së punësimit dhe ndërmarrësisë tek të rinjtë e cënueshëm dhe me mundësi të kufizuara ekonomike të kësaj komune. Gjithashtu, komuna e Gjilanit do të bashkëfinancojë këtë program lidhurme aktivitetet që do që do të zhvillohen në këtë komunë.
“Programi i Trajnimit për Vetëpunësim” mbështetet në idenë se përkrahja e të rinjëve të Kosovës në ndërmarrësi i mundëson ata t’i zhvillojnë shkathtësitë që do të rrisin mundësitë e tyre për punësim dhe jetesë të qëndrueshme.

Përveç komunës së Gjilanit, ky program do të zbatohet edhe në Viti, Hani i Elezit, dhe Kaçanik. “Programi i Trajnimit për Vetëpunësim” do të implementohet nga Help gjatë 15 muajve të ardhshëm.