Help Kosovo ka mbështetur me pajisje për punë Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.
Përmes këtij projekti synohet të ndikohet në rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur, në kuadër të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2017-2018”.
Qëllimi i projektit është ngritja e kapaciteteve të grupeve të cenueshme ne sferën ekonomike dhe shoqërore, në mënyrë që të ju krijohen mundësitë për pjesëmarrje aktive në shoqëri. Help dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës do ta zbatojnë njërin prej komponentëve të këtij projektit që është mbështetja e katër institucioneve Korrektuese për rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur.
Zyrtarët e BSL u shprehën mirënjohës ndaj Organizatës Help për implementimit të ketij projekti.