Raport vlersimi i aktivitetit të klientëve të Help gjatë pandemisë Covid-19
Për shkak të vështirësive të krijuara nga pandemia e Covid-19 në ekonomi, Zyrëtari Monitorues nga Help Kosovo ka zbatuar analizën e monitorimit të aktivitetit të biznesit për projektin “Mbështetje ndaj stabilitetit socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor 2019-2020” dhe projektin “Programi i trajnimit për vetë punësim” si dhe po vazhdon me raportin për projektet e tjera implementuar nga Help poashtu.
Raporti:
“Raport vlerësimi i veprimtarisë së përfituesve të granteve Ndihmuese (klientët) të vitit 2019 gjatë periudhës pandemike Covid-19”.
Prill, 2020
Numri i përgjithshëm i klientëve 223;
Gjatë prillit të vitit 2020 u kontaktuan 212 klientë, 11 nuk u përgjigjën.
Nga 212, vetëm 40 klientë ose 18.9% janë duke punuar në këtë kohë, 172 ose 81.1% nuk punojnë.
40 klientë që janë duke punuar janë:
- Fermerët 20 klientë
- Bletarë 5 klientë
- I.T. 6 klientë
- Klub rrobaqepës 1
- Metal punon 3 klient
- 4 klientë mekanikë
- Klient kopshtar 1
Pyetje: 1) Sa jeni i shqetësuar me situatën ekonomike të krijuar në Kosovë si rezultat i Covid-19?
A) JO kanë deklaruar 17%
B) MESATARISHT kanë deklaruar 13%
C) Shumë kanë deklaruar 70%
Pyetje: 2) A është ndikuar biznesi juaj si rezultat Covid-19?
A) JO 18.9%
B) PO 81.1%
Pyetje: 3) A ka rënë biznesi juaj gjatë kësaj periudhe të pandemisë Covid-19? Nëse po, në cilat forma a) humbje e të ardhurave, b) vështirësi në pagimin e pagave, vështirësi në pagimin e qirasë?
A) JO 18.9%
B) PO 81.1% (a) Humbje në të ardhura
Pyetje: 4) A janë masat e marra nga qeveria të mjaftueshme që biznesi juaj të mbijetojë deri në fund të pandemisë Covid-19?
A) JO 24%
B) PO 76%
Pyetje: 5) Cila do të ishte saktësisht ndihma e përshtatshme për biznesin tuaj, përveç parave të gatshme (plehra për fermerët; tekstile dhe / ose pajisje shtesë për rrobaqepëset; materiale për flokët / ngjyrat për zbukuruesit dhe floktarët; sapun për automobil, ushqim dhe pije për restorante )?
A) Mbështetje tjetër, 150 prej tyre që është 70.75
B) Lëndë e parë deklaruan 62 prej tyre ose 29.25%
Pyetje: 6) Planet në të ardhmen?
Nga 212 klientë të gjithë deklaruan se planifikojnë të vazhdojnë të njëjtin biznes.
Mbështetje me pako ushqimore dhe higjienike ndaj Komunës së Prishtinës


Help vazhdon mbështetjen ndaj familjeve në nevojë në Podujevë
Help ka ndihmuar me pako ushqimore dhe higjienike 119 familje të Lagjes së Dëshmorëve në Balloc të Podujevës , ndihmë e cila u ofrua në kuader të mbeshtetjes në menaxhimin e situatës ndaj pandemisë Covid-19.
Falenderim i veçantë për kompanitë vendore që mbështetën këtë iniciativë përmes donacioneve të tyre.
Poashtu falenderojmë zyretarët komunal për bashkëpunimin gjatë përpilimit të listave me të gjitha familjet në nevojë dhe aktivitetit në terren përmes vullnetarëve.
Fotograf: Valdrin Fetahu
Help mbeshtet BSL ne Gerdoc me makinen per prodhimin e qeseve te mbeturinave
Reduktim i kostos, prodhim, zhvillim! ✅
Oganizata Help ne kuader te bashkepunimit me Institucionin e Sherbimit Korrektues te Kosoves, sot i ka dhuruar Burgut te Sigurise se Larte ne Gerdoc, makinen per prodhimin e qeseve te mbeturinave te dimensioneve te ndryshme.
Me kete makine do te punojne te burgosurit te cilet jane duke u mbajtur ne kete institucion, ndersa qeset e prodhuara do te perdoren nga te gjitha burgjet dhe Qendrat Korrektuese te Kosoves.
Mbështetje ndaj QKMF në Podujevë






Help mbështet SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë
Help vazhdon mbështetjen ndaj Institucioneve në menaxhimin e situatës ndaj pandemisë Covid-19, këtë herë mbështetje simbolike ju ofrua SOS Fshatit të fëmijëve në Prishtinë ku dhuruam një pako maska mbrojtëse për stafin dhe fëmijët që jetojnë në atë qendër.
Falenderojmë Rrobaqepsinë “ADA” për vullnetarizmin e tyre për qepjen e maskave me materialin që ju dhurua nga Organizata Help.
Help mbështet komunitetet ndaj Covid-19







Help mbështet Shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë me medikamente
Help Misioni në Kosovë mbështet përmes donacionit me medikamente Shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për menaxhimin e situatës ndaj Coronavirus.
Në këtë qendër qëndrojnë rreth 80 të moshuar të cilët kanë shumë nevojë për medikamente esenciale.
Organizata Help i është përgjigjur menjëherë kërkesës së zyrëtarëve të kësaj qendre me medikamente siç janë: Vitamin C (Ac. Ascorbic), B-Complex, Diclofenac, Alkool (etanol), Maska faciale, Corvitol (metoprolol), Tretje Fiziologjike (Nacl), Ringer (Na, CL, K), Sistem per infuzione, Sistem per oksigjen, Doreza sterile, Amp. Fraxiparin (Nadroparin Calcium), Ranitidin Amp. 50mg/5ml, Loratidin, Enap-H (Enalapril+Hidroklortiazid), Furosemid tab, Furosemid amp, Linex Cap, Tetanus amp, fasha elastike.







Platforma “Kosova.health” ofron informacion online lidhur me Covid-19 në Kosovë
Kjo faqe përmban informatat më të fundit mbi përhapjen e virusit COVID-19, duke mbledhur të dhëna nga faqja e WHO (Organizata Botërore e Shëndetësisë), si dhe nga autoritetet Kosovare shëndetësore në nivel qendror dhe lokal.
📞038 200 80 800
Për çdo rast të dyshuar kontaktoni numrin e lartëshënuar!
#RrinShpi #StayHome