Mbështetje e qëndrueshme në kohë të pandemisë

Help ka ofruar mbështetje të qëndrueshme për 7 gra fermere, 6 nga fshati Kishnicë Komuna e Graçanicës dhe 1 nga fshati Slivovë Komuna e Prishtinës përmes shpërndarjes së serrave të vogla për kultivimin e perimeve.
Përfitues direkt janë edhe 41 anëtarë të familjeve të tyre të cilët poashtu janë të angazhuar në punët bujqësore.
Pasi që në Kishnicë nuk ka hapsira të mëdha të tokave por vetëm disa kopshte të vogla, Help vlerësoi të arsyeshme kërkesën për mbështetje me serra të vogla, me këtë rast përfituesit do të sigurojnë perimet e freskëta gjatë verës dhe të konzervuara përgjatë dimrit.
Falenderojmë znj. Havushe Bunjaku për sigurimin e fidaneve përmes inkubatorit për kultivimin e tyre dhe mbështetjes ndaj 7 përfitueseve të cilat së shpejti do të mund të shesin produktet e tyre në tregun vendor.

 

Read More

Help dhuroi maska mburojë fytyre për stafin mjeksor në QKUK

Sot u dorëzua kontigjenti i parë prej 100 maskave mburojë fytyre në Barnatoren Qendrore në kuadër të QKUK për stafin mjeksor, prodhimi i tyre u mundësua nga Help dhe u realizua nga MARO.

Në përpunim e sipër janë edhe 200 maska mburojë fytyre për stafin mjeksor të cilat do të dorëzohen së shpejti.
Falenderojmë stafin mjeksor për bashkëpunimin.

Read More

Raport vlersimi i aktivitetit të klientëve të Help nga vitet 2017-2018 gjatë pandemisë Covid-19

Për shkak të vështirësive të krijuara nga pandemia e Covid-19 në ekonomi, Zyrtari Monitorues nga Help ka vazhduar zbatimin e analizës së monitorimit të veprimtarisë së biznesit për projektin “Mbështetje ndaj stabilitetit socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor 2017-2018” dhe po vazhdon me raportin edhe për projektet e tjera të implementuara nga Help Kosovo gjithashtu.

Raporti: “Raport vlerësimi i veprimtarisë së përfituesve të granteve të Help (klientëve) të vitit 2017-2018 gjatë periudhës pandemike Covid-19”.
Maj, 2020

Totali i klientëve 300,
Gjatë muajit May të vitit 2020 u kontaktuan 290 klientë, 10 nuk u përgjigjën.
Nga 290, vetëm 85 klientë ose 29.30% janë duke punuar në këtë kohë, 205 ose 70.70% nuk ​​punojnë.

85 klientë që janë duke punuar janë:
– Fermerë 71
– Zdrukthtarë 3
– Rrobaqepës 1
– Metal punues 2
– Furrëtarë 3
– Nga sektori I.T. 2
– Ndërtimtari 1
– Shërbime 2

Pyetje: 1) Sa jeni të shqetësuar me situatën ekonomike të krijuar në Kosovë si rezultat i Covid-19?
Nga 290 klientë,
A) ASPAK kanë deklaruar 85 klientë ose 29.30%
B) MESATARISHT kanë deklaruar 58 klientë ose 20%
C) SHUMË deklaruan 147 klientë ose 50.70%

Pyetje: 2) A është ndikuar biznesi juaj si rezultat Covid-19?
A) JO kanë deklaruar 85 klientë ose 29.30%
B) PO kanë deklaruar 205 klientë ose 70.70%

Pyetje: 3) A ka rënë biznesi juaj gjatë kësaj periudhe të pandemisë COVID-19? Nëse po, në cilat forma a) humbje e të ardhurave, b) vështirësi në pagimin e pagave, vështirësi në pagimin e qirasë?
A) JO kanë deklaruar 85 klientë ose 29.30%
B) PO deklaruan 205 klientë ose 70.70% (a) Humbje në të ardhura

Pyetje: 4) A janë masat e marra nga qeveria të mjaftueshme që biznesi juaj të mbijetojë deri në fund të pandemisë Covid-19?
A) JO deklaruan 66 klientë ose 22.76%
B) PO deklaruan 224 ose 77.24%

Pyetje: 5) Cila do të ishte saktësisht ndihma e përshtatshme për biznesin tuaj, përveç parave të gatshme (plehra për fermerët; tekstile dhe / ose pajisje shtesë për rrobaqepëset; materiale për flokët / ngjyrat për zbukuruesit dhe floktarët; sapun për automobil, ushqim dhe pije për restorante )?
A) Mbështetje tjetër, deklaruan 181 prej tyre që është 62.42%
B) Lënda e parë deklaruar 109 prej tyre ose 37.58%

Pyetje: 6) Planet në të ardhmen?
Nga 290 klientë të gjithë deklaruan se planifikojnë të vazhdojnë të njëjtën aktivitet biznesi.

Read More

Vizitë në MEPTINIS

Sot u mbajt takim koordinues mes Drejtoreshës së Help për Kosovë Shqipe Breznica dhe zëvendës ministrave Edison Jakurti dhe Inci Halac në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike për të diskutuar rreth projekteve për zhvillim ekonomik dhe zbutjen e varfërisë përmes krijimit të mundësive për vetë-punësim përmes granteve.

Read More

Foshnjat e porsalindura mbajnë mburojat e tyre të dhuruara nga Help

Kështu duken më të vegjëlit tanë duke mbajtur të vendosura mburojat e tyre të fytyrës.

Javën e kaluar Help dhuroi 200 të tilla në Klinikën e Neonatologjisë, prodhimi i të cilave u mundësua nga Help dhe u realizua nga MARO.

Në përpunim e sipër janë edhe 300 maska mburojë fytyre për stafin mjeksor të cilat do të dorëzohen së shpejti.

Gjithçka filloi nga një takim i rregullt i stafit të Help kohë më parë.

Read More

Mbështetje për 274 familje në nevojë nga Mitrovica e Jugut

Help ka ndihmuar me pako ushqimore dhe higjienike 274 familje të Komunës së Mitrovicës së Jugut, ndihmë e cila u ofrua në kuadër të mbeshtetjes në menaxhimin e situatës ndaj pandemisë Covid-19. Falenderojmë zyrtarët komunal për bashkëpunimin gjatë përpilimit të listave me të gjitha familjet në nevojë dhe aktivitetit në terren përmes vullnetarëve.

Read More

Mbështetje ndaj policisë së Kosovës gjatë Covid-19

Help ka mbeshtetur Departamentin per Mbeshtetje te Policise se Kosoves me 1600 maska mbrojtese per te lehtesuar operimin e policeve gjate situates se krijuar nga Covid-19.
Pranimi eshte bere nga Hamdi Hyseni ud i Departamentit per Sherbime Mbeshtetese.
Falenderim i veçantë për Shoqatën Gratë e Bashkuara nga Ferizaj për qepjen e maskave në baza vullnetare.
Read More