Përveç angazhimit të Help për të mbështetur bizneset e vogla që të zhvillohen përmes granteve dhe trajnimeve të ofruara, dëshirojmë të ofrojmë inkurajim për ndërmarrësit dhe themeluesit e startup-eve përmes disa thënieve frymëzuese për bizneset e vogla.
Ne kemi përpiluar këtë përmbledhje prej 10 thëniesh të mençura nga udhëheqës të biznesit dhe sipërmarrësit se si të arrihen arritje të mëdha në nivelin e biznesit të vogël.
“Çdo biznes i madh fillon i vogël.”
-Richard Branson
“Ju nuk ndërtoni një biznes, ju ndërtoni njerëzit, pastaj njerëzit ndërtojnë biznesin.”
-Zig Ziglar
“Bëni diçka që njerëzit duan” do të thotë të krijosh një kompani për të cilën njerëzit duan të punojnë. ”
-Sahil Lavingia
“Një biznes i vogël është një mënyrë e mahnitshme për të shërbyer dhe për të lënë gjurmë në botën në të cilën jetoni.”
-Nicole Snow
“Gjeni një këshillues të shkëlqyeshëm, dikë që tashmë ka kaluar sfida të shumta për të qenë një ndërmarrës i suksesshëm.”
-Jodi Levine
“Dështimi nuk duhet të na frikësoj. Po nga dështimi vie rritja më e madhe. ”
-Dee Hock
“Kaloni kohë paraprakisht duke investuar në sisteme dhe procese për të mundësuar zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë”.
-Jeff Platt
“Ndihmoni ekipin tuaj të ndihet më i lidhur me kompaninë tuaj duke përfshirë mjetet e duhura të teknologjisë dixhitale në rrjedhën e tyre të punës.”
-Andrea Meyer
“Nuk ka asnjë vijë përfundimi. Ka vetëm shënues arritjesh. ”
-Michael Ventura
“Udhëheqësit e mirë të biznesit krijojnë një vizion, artikulojnë dhe zotërojnë me pasion atë dhe e shpiejnë deri në përfundim.”
-Jack Welch
Burimi: risepeople.com