Zgjerimi i mundësive për punësim për të rinjtë në Kosovë është fokusi i Programit të fundit të Trajnimit për Vetë-Punësim.

Sot, projekti EMPOWER Private Sector ka nënshkruar një marrëveshje grantesh me organizatën lokale Help Kosovo për të zbatuar programin e trajnimit i cili synon të nxisë aftësitë e punësimit dhe ndërmarrësisë tek të rinjtë të cilët janë të margjinalizuar në komunat: Gjilan, Viti, Kaçanik dhe Han të Elezit. Në 15 muajt e ardhshëm, programi do të ofrojë trajnime për aftësitë e biznesit për rreth 200 të rinj, dhe pas përfundimit, 32 propozimet më të mira të biznesit të paraqitura nga të rinjtë e trajnuar do të përfitojnë grante të vogla për të filluar biznesin e tyre. Në partneritet me Sida – Styrelsen för Internationellt Utvecklingssamarbete.