Help organizon takime informuese në Gjilan, Viti, Kaçanik dhe Han të Elezit

SEANCAT INFORMUESE

Projekti: Programi i Trajnimit për Vetë-Punësim

Rreth projektit

Programi i Trajnimit për Vetë-Punësim synon të nxisë aftësitë e punësimit dhe ndërmarrësisë të të rinjëve të margjinalizuar në komunat: Gjilan, Viti, Kaçanik dhe Han të Elezit. Programi do t’u ofrojë trajnime për shkathtësitë e biznesit rreth 200 të rinjve nga këto komuna, ndërsa, pas përfundimit, 32 propozimeve më të mira të biznesit të paraqitura nga të rinjtë e trajnuar do t’u jepen grante të vogla për t’i filluar bizneset e tyre.

Ky projekt financohet nga USAID EMPOWER Sektori Privat në partneritet me Agjensinë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) dhe implementohet nga HELP-Kosovo. Komunat do t’i bashkëfinancojnë aktivitetet që do të zhvillohen në secilën komunë.

Seancat informuese

24.09.2018

Bibloteka e Qyetit, Gjilan, ora: 10:00

24.09.2018

Salla e Kuvendit Komunal (Shtëpia e Kulturës), Viti, ora: 14:00

25.09.2018

Objekti i Komunës, Salla e takimeve, Kati 1 – Hani i Elezit, ora: 10:00

25.09.2018

Objekti i Komunës – Kaçanik, ora: 14:00

27.09.2018

Shkolla Fillore “Agim Ramadani” Fshati Zhegër, Gjilan, ora: 10:00

27.09.2018

Shkolla e Mesme “Kongresi i Manastirit” Fshati Pozheran, Viti, ora: 14:00

28.09.2018

Shkolla Fillore “Veli Ballazhi” Fshati Goranc, Hani i Elezit, ora: 18:00

28.09.2018

Shkolla Fillore “Kadri Zeka” Fshati Dubravë, Kaçanik, ora: 16:00

Kush mund të aplikojë?

Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë (18-35 vjeç) nga komunat: Gjilan, Viti, Kaçanik dhe Hani i Elezit. Në secilën komunë do të përzgjidhen nga 50 persona për të ndjekur një trajnim 5-ditor në biznes. Vetëm ata që përzgjidhen për trajnime mund të aplikojnë për grant në formë të pajisjeve për biznesin e tyre ekzistues apo të ri start-up.

Format për aplikim mund të merren gjatë takimeve informuese në komunën tuaj ose të shkarkohen / Download nëpërmjet web faqes së Help në linkun:

www.help-kosovo.org ose në web faqen zyrëtare të Komunës suaj.

Dorëzimi i aplikacioneve

Pas përfundimit të takimit informues, kandidatët e interesuar për aplikim mund të marrin udhëzuesin për aplikim si dhe format e aplikimit. Aplikacionet e plotësuara dhe dokumentet mbështetëse duhet të dorëzohen në komunë.

Afati i fundit për aplikim është data 12 Tetor 2018 ora 16:00

 

Related Posts

Leave A Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.