Help Kosovo në bashkëpunim me Cacttus Education organizojnë trajnim profesional në teknologji informative. Subjekti i trajnimit është (HTML, CSS dhe Java Script) për stafin e Qendrës Edukative Korrektuese në Lipjan.

Pas përfundimit të trajnimit stafi i kësaj qendre do të ketë mundësi të ndajnë përvojën e tyre me të rinjtë që gjenden në këtë qendër gjë që do të ndihmonte në gjetjen e punëve në fushën e teknologjisë informative.

Ky trajnim ofrohet nga Cacttus Education pa pagesë. ndërsa Help Kosovo do të kryej shërbimet e transportit për trajnerët.

Periudha sa do të zgjasë ky trajnim është 3 javë na data 20 Mars deri më 6 Prill 2018. Help falenderon Cacttus Education për bashkepunim korrekt dhe për këtë shërbim për shoqërinë.

Së fundmi Help Kosovo ka mbështetur Qendrën Edukative Korrektuese në Lipjan me pajisje teknologjike.