QINDRA TË INTERESUAR PËR TË PËRFITUAR GRANTE NGA ORGANIZATA GJERMANE “HELP” DHE KOMUNA E PRIZRENIT

QINDRA TË INTERESUAR PËR TË PËRFITUAR GRANTE NGA ORGANIZATA GJERMANE “HELP” DHE KOMUNA E PRIZRENIT

QINDRA TË INTERESUAR PËR TË PËRFITUAR GRANTE NGA ORGANIZATA GJERMANE “HELP” DHE KOMUNA E PRIZRENITQindra pjesëmarrës, ishin të pranishëm në seancën e parë informuese me qytetarët e Prizrenit në lidhje me projektin “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020”, i cili realizohet përmes bashkëpunimit të organizatës gjermane “ Help” në bashkëfinancim me komunën e Prizrenit. Bekim Bytyçi dhe Gentiana Plakiqi, të mërkurën ishin në mesin e qindra të interesuarve për të përfituar nga grantet që dhurojnë organizata “ Help” dhe komuna e Prizrenit. Ata thonë se këto grante, ndihmojnë në ngritjen e kapaciteve ekzistuese që kanë bizneset e vogla dhe individë të cilët dëshirojnë të hapin biznese të reja. Drejtoresha e Turizmit në Prizren, Sevil Kazaz, tha se , nga ky projekt do të përfitojnë grante 40 biznese , dhe se, përfituesit e këtij granti do të mbështeten me donacion për pajisje në vlerë mesatare prej 2 mijë euro, si dhe me organizimin e trajnimeve profesionale për biznes. Ndërkaq, përfaqësuesi i organizatës gjermane “ Help”, Adem Sulejmani, tha se, qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në zhvillim të qëndrueshëm dhe stabilitet në Kosovë me fokus kryesor fuqizimin ekonomik, si dhe krijimi i vendeve të reja të punës përmes mbështetjes direkte me grante për biznese të vogla. Përmes këtij projekti, ofrohen pajisje në mënyrë që përfituesit të mund të fillojnë apo rrisin biznesin e tyre. Vlera mesatare e një granti, për një përfitues, është 2 mijë euro ne formë te pajisjes, ndërsa përfituesit duhet të participojnë me 15 % të mjeteve. Sesione të ngjashme informuese, sipas përfaqësuesve të organizatës “ Help” dhe zyrtarëve të komunës së Prizrenit, pritet të mbahen edhe në të ardhmen, me qëllimin e vetëm që të informohen si duhet të gjithë të interesuarit, e që sipas asaj që u vërejtë sot, numri i tyre është tejet i lartë.

Posted by Televizioni Prizrenit on Wednesday, February 27, 2019

 

Related Posts

Leave A Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.