Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe koordinatorja e Programit pranë organizatës “Help-Hilfe zur Selbsthilfe e.V” në Kosovë, Shqipe Breznica, do të nënshkruajnë sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit për zbatimin e projektit “Përkrahje për stabilitetin socio-ekonomik nëpërmjet fuqizimit të sektorit të mikro-biznesit në Kosovë”.
Siç njoftoi Komuna, aktivitetet kryesore të këtij projekti janë të përqendruara në krijimin e vendeve të punës përmes mbështetjes direkt për bizneset e vogla, në formën e granteve në pajisje, si dhe organizimin e trajnimeve profesionale dhe biznesore