Help Kosovo zbatoi fazën e parë të monitorimit për Burgjet dhe Institucionet e Shërbimit Korrektues në kuadër të projektit “Mbështetje për stabilitetin socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020”.

Help ka mbështetur Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz, Qendrën e Paraburgimit në Minitrovicë të Veriut, Qendrën Korrektuese Edukative në Lipjan dhe Qendrën Korrektuese në Smrekonicë me pajisje dhe trajnime. Qëllimi i përgjithshëm i programit është të fuqizojë grupet e cenueshme ekonomikisht dhe sociale dhe të mundësojë përfshirjen e tyre.

Help dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës do të bashkëpunojnë në përkrahjen e qendrave korrektuese në rehabilitimin dhe ri-socializimin e të dënuarve, si dhe në ofrimin e trajnimeve për personelin si dhe të dënuarit.