Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) ka falënderuar Qeverinë e Gjermanisë, e cila nëpërmjet projektit “HELP” do t’i ndihmojë me nga 2000 euro bizneset e vogla në Kosovë.
“Ne jemi falënderues ndaj donatorëve që në shumë fusha po japin mbështetje. Në këtë rast është Qeveria e Gjermanisë që nëpërmjet projektit ‘HELP’ ndihmon me nga 2000 euro bizneset e vogla në Kosovë. Mund të aplikoni me çfarëdo ideje që keni, pse jo edhe për bujqësi. Ky projekt vlenë për komunat: Prishtinë, Graçanicë, Gjakovë, Vushtrri, Gjilan, Pejë, Podujevë dhe Novobrdë. Më poshtë e keni linkun ku gjeni aplikacionet dhe kriteret e kërkuara. Suksese!”, është thënë në falënderimin e MBZHR-së, i cili është i postuar në profilin e kësaj ministrie në “Facebook”.