Help Kosovo ka implementuar aktivitet të financuar nga Ambasada e Luksemburgut në Kosovë duke mbështetur Shtëpitë e Sigurta me pajisje për të kontribuar drejtpërdrejt në një nga kategoritë më të prekshme të shoqërisë.
Përfituesit nga ky projekt janë dhjetë shtëpi të sigurta (strehimore për gra dhe fëmijë) në Prishtinë (3), Prizren, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Novoberd dhe Mitrovica.