Help ofron ndihmë emergjente për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

Shqipëria u godit herët në mëngjes nga një tërmet i fuqishëm me magnitute 6.4 ballë. Qyteti bregdetar i Durrësit u godit më rëndë. Tashmë janë raportuar disa vdekje dhe shume te lënduar. Tërmeti u ndje edhe në vendet fqinje. Organizata mbarë botërore e ndihmës “Help – Hilfe Zur Selbsthilfe” është aktive në Evropën Juglindore për afro 20 vjet dhe tani po ofron ndihmë për viktimat ne Shqipëri. “Fondi rajonal i ndihmës emergjente që arrin 10,000 euro do te përdoret për shpërndarjen e batanijeve dhe çantave (thasëve) të gjumit. Supozojmë se shumë njerëz do të duhet të kalojnë netët e ardhshme nen qiellin e hapur. Ekipi ynë Kosova e njeh rajonin dhe udhëheq misionin”, thotë Timo Stegelmann, Zëvendës Drejtor Menaxhues dhe Menaxher Rajonal Evropa Juglindore. Help është tashmë aktive në Bosnje, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi në fushën e përkrahjes socio-ekonomike. Një shtrirje e qasjes ndaj Shqipërisë është planifikuar për vitin 2020. Një rrjet partneresh është tashmë i disponueshëm dhe në koordinim me autoritetet lokale, si dhe me organet koordinuese në nivel kombëtar, Help – Hilfe zur Selbsthilfe Misioni në Kosovë do të sigurojë ndihmë urgjente, megjithatë ndërsa ekipi është në terren do të shohim edhe mundësitë për të ndihmuar më tej në këtë situate te rende. Help – Hilfe zur Selbsthilfe Misioni në Kosovë do të koordinojë misionin e vet me autoritetet vendore në Durrës, si dhe autoritetet kombëtare të Shqipërisë, në mënyrë që të mos mbivendosen aktivitetet e urgjencës.