’’Grantovi su pomoć prijatelja’’

U okviru projekta nemačke organizacije Help koji podržava Ambasada Nemačke u Prištini, dodeljeno je 20 grantova za pokretanje i osnaživanje biznsa na teritoriji opštine Gračanica.

U okviru projekta „Podrška mikro biznisima kroz jačanje socio-ekonomske saradnje na Kosovu“ dobitnici grantova će u vrednosti od 2.000 evra dobiti potrebnu opremu za unapređenje postojećeg ili pokretanje novog biznisa.

Aleksandra Džepić iz Gračanice radi u frizerskom salonu. Kaže da će uz pomoć ove donacije konačno otvoriti sopstveni salon.

„Ovaj iznos mi je dovoljan za početak, a za kasnije videću“, kaže Aleksandra.

Koordinatorka nemačke organizacije Help Šćipe Breznica kazala je da će ovaj projekat biti nastavljen i naredne godine.

„U prvoj fazi smo posetili 60 aplikanata u njihovim kućama i na njihovom radnom mestu, kako bi imali što objektivniju sliku potencijalnih dobitnika grantova. Potpisivanjem ugovora sa 20 dobitnika, naš put se završava“, kazala je Breznica.

Ekonomski razvoj je jedan od prioriteta ove lokalne samouprave, kazao je gradonačelnik Gračanice Vladeta Kostić i svim dobitnicima grantova poželeo puno sreće u radu.

„Mi na ove grantove ne gledamo kao na puku donaciju, već kao na pomoć prijatelja. Svaka podrška koja dolazi sa strane predstavlja pomoć prijatelja, a ne donaciju“, kazao je Kostić.

Potpisivanju ugovora prisustvovala je i Milena Štajn, ataše nemačke ambasade na Kosovu.

„Suma predviđena za projekte mozda nekome izgleda mala, ali te dve hiljade evra mogu mnogo da pomognu. Kao što je gradonačelnik rekao, veoma je važno pomagati razvoj malih i srednjih preduzeća jer će na dobitku biti cela zajednica“, rekla je Milena Štajn.

Projekat  „Podrška mikro biznisima kroz jačanje socio-ekonomske saradnje na Kosovu“, osim nemačke ambasade finasirala je i Opština Gračanica, kao i kosovsko Ministarstvo rada i socijalne zaštite.

http://www.radiokim.net/vesti/drustvo/grantovi-su-pomoc-prijatelja.html

Read More

Ndahen grantet e projektit të përbashkët mes Komunës së Prishtinës dhe HELP-it gjerman

Në sallën e Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës, të martën u mbajt prezantimi i projektit: “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik përmes fuqizimit të mikrobiznesit në Kosovë”, projekt ky i përbashkët i Komunës së Prishtinës dhe organizatës gjermane HELP, si zbatuese e donacionit të Qeverisë gjermane.

Në fjalën e tij, Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, tha se ky është një projekt i përbashkët për ndarjen e granteve bizneseve të vogla, për të motivuar zhvillimin, rritjen e punësimit, posaçërisht në biznese të vogla e të mesme.

Ai shpjegoi se participimi i Komunës në këtë projekt është 20%, ndërkaq ai i organizatës HELP, por është potencoi se edhe me shuma të vogla mund të bëhet një dallim.

“Jam i lumtur që sot jemi në kurorëzimin e përgatitjes së projektit për ndarjen e granteve”, tha Ahmeti. Ai e falënderoi shtetin gjerman në përgjithësi për ndihmën që e ka dhënë dhe e jep vazhdimisht në zhvillim të vendit dhe veçanërisht organizatën HELP, me të cilët është punuar shumë në këtë moment.

“Tani më janë përzgjedhur 80 përfitues të këtyre ndihmave të cilat do të ndahen sot formalisht”, tha në fund Shpend Ahmeti.

Sipas njoftimit për media të Komunës së Prishtinës, Zv. Ambasadorja gjermane, pasi shprehi kënaqësinë që është prezente si përfaqësuese e shtetit gjerman, tha se janë shumë krenarë që kanë mundur ta përkrahin këtë projekt dhe e falënderoi organizatën HELP që e ka implementuar dhe u dëshiroi sukses të gjithë bizneseve përfituese të këtyre ndihmave.

Ndërkaq, përfaqësuesja e organizatës HELP, Shqipe Breznica, shpjegoi se si ky projekt ka filluar prej majit të këtij viti dhe implementohet në 6 komuna, si Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Graçanicë, Mitrovicë e Veriut, dhe Leposaviq, ndërsa vitin e ardhshëm do të shtohen edhe Vushtria, Gjilani dhe Prizreni.

“Në kuadër të implementimit të programit në Prishtinë kemi filluar me seanca informuese në shumë lagje dhe fshatra të Prishtinës dhe janë pranuar gjithsej 227 aplikacione, kurse faza e dytë ka qenë vizita nëpër shtëpi dhe hapësirat ku operojnë bizneset”, tha ajo.

Në fund Breznica falënderoi stafin e ambasadës gjermane, stafin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe të Komunës së Prishtinës, që ndihmuan në implementimin e këtij projekti.

http://koha.net/?id=8&l=79235

Read More

Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik përmes fuqizimit të mikrobiznesit në Kosovë

Ndahen grantet e projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik përmes fuqizimit të mikrobiznesit në Kosovë”, për Komunën e Prishtinës

Sot, në sallën e Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës, u mbajt prezantimi i projektit: “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik përmes fuqizimit të mikrobiznesit në Kosovë”, projekt ky i përbashkët i Komunës së Prishtinës dhe organizatës gjermane HELP, si zbatuese e donacionit të Qeverisë Gjermane.

Në fjalën e tij, Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti tha se ky është një projekt i përbashkët për ndarjen e granteve bizneseve të vogla, për të motivuar zhvillimin, rritjen e punësimit, posaçërisht në biznese të vogla e të mesme. Ai shpjegoi se participimi i Komunës në këtë projekt është 20%, ndërkaq ai i organizatës HELP, por është potencoi se edhe me shuma të vogla mund të bëhet një dallim. “Jam i lumtur që sot jemi në kurorëzimin e përgatitjes së projektit për ndarjen e granteve”, tha Ahmeti. Ai e falënderoi shtetin gjerman në përgjithësi për ndihmën që e ka dhënë dhe e jep vazhdimisht në zhvillim të vendit dhe veçanërisht organizatën HELP, me të cilët është punuar shumë në këtë moment. “Tani më janë përzgjedhur 80 përfitues të këtyre ndihmave të cilat do të ndahen sot formalisht”, tha në fund Shpend Ahmeti.

Zv. Ambasadorja Gjermane, pasi shprehi kënaqësinë që është prezente si përfaqësuese e shtetit gjerman tha se janë shumë krenarë që kanë mundur ta përkrahin këtë projekt dhe e falënderoi organizatën HELP që e ka implementuar dhe u dëshiroi sukses të gjithë bizneseve përfituese të këtyre ndihmave.

Ndërkaq, përfaqësuesja e organizatës HELP, Shqipe Breznica, shpjegoi se si ky projekt ka filluar prej majit të këtij viti dhe implementohet në 6 komuna, si Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Graçanicë, Mitrovicë e Veriut, dhe Leposaviq, ndërsa vitin e ardhshëm do të shtohen edhe Vushtria, Gjilani dhe Prizreni.  “Në kuadër të implementimit të programit në Prishtinë kemi filluar me seanca informuese në shumë lagje dhe fshatra të Prishtinës dhe janë pranuar gjithsej 227 aplikacione, kurse faza e dytë ka qenë vizita nëpër shtëpi dhe hapësirat ku operojnë bizneset” tha ajo.  Në fund Breznica falënderoi stafin e ambasadës gjermane, stafin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe të Komunës së Prishtinës, që ndihmuan në implementimin e këtij projekti.

http://kk.rks-gov.net/prishtina/News/Ndahen-grantet-e-projektit–Mbeshtetje-stabiliteti.aspx

Read More

Bizneset e reja në Prishtinë do të përfitojnë nga 2000 euro

Në Komunën e Prishtinës rreth 100 biznese do të përfitojnë falë marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar midis Komunës dhe organizatës “Help”.

Veprimet që do të ndërmerren në veçanti sipas kësaj marrëveshje lidhen me krijimin e vendeve të reja të punës përmes përkrahjes me grante të mikrobizneseve. Të gjithë të interesuarit kanë mundësi të marrin pjesë në takimet informuese me qytetarë lidhur me mundësinë e përfitimit të granteve nga ky projekt.

Komuna e Prishtinës nëpërmjet një komunikate, thotë se kjo marrëveshje me organizatën gjermane “Help”, deri në fund të këtij viti planifikohen të ndahen 100 grante për bizneset e reja, në vlerë prej rreth 2000 euro për një biznes.

KosovaPRESS

Read More

Prishtina dhe “Help” i dalin në ndihmë bizneseve

Rreth 100 biznese të komunës së Prishtinës do të përfitojnë falë marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar midis komunës së Prishtinës dhe organizatës “Help”.

“Veprimet që do të ndërmerren në veçanti sipas kësaj marrëveshje lidhen me krijimin e vendeve të reja të punës përmes përkrahjes me grante të mikrobizneseve. Të gjithë të interesuarit kanë mundësi të marrin pjesë në takimet informuese me qytetarë lidhur me mundësinë e përfitimit të granteve nga ky projekt.” bën të ditur zyra për informim e komunës së Prishtinës.

Sipas kësaj marrëveshje me organizatën gjermane “Help”, deri në fund të këtij viti planifikohen të ndahen 100 grante për bizneset e reja, në vlerë prej rreth 2000 euro për një biznes.

Prej granteve me një vlerë të përgjithshme prej 200 mijë euro, Komuna e Prishtinës ka kontribuar me 20 % të vlerës totale.

KLAN Kosova

Read More

“Help” dhe Prishtina ndihmojnë bizneset

Në Komunën e Prishtinës rreth 100 biznese do të përfitojnë falë Marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar midis Komunës së Prishtinës dhe organizatës “Help”.

Veprimet që do të ndërmerren në veçanti sipas kësaj marrëveshje lidhen me krijimin e vendeve të reja të punës përmes përkrahjes me grante të mikrobizneseve. Të gjithë të interesuarit kanë mundësi të marrin pjesë në takimet informuese me qytetarë lidhur me mundësinë e përfitimit të granteve nga ky projekt, njofton kumtesa komunale.

Sipas kësaj marrëveshje me organizatën gjermane “Help”, deri në fund të këtij viti planifikohen të ndahen 100 grante për bizneset e reja, në vlerë prej rreth 2000 euro për një biznes.

Prej granteve me një vlerë të përgjithshme prej 200 mijë euro, Komuna e Prishtinës ka kontribuar me 20 % të vlerës totale.

Të bashkëngjitur e gjeni tabelën me oraret e takimeve informuese.

Koha net

Read More

Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje me organizatën “Help”

Rreth 100 biznese të vogla do të përfitojnë nga nënshkrimi i marrëveshjes midis Komunës së Prishtinës dhe organizatës “Help”

Kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe dhe Shqipe Breznica, Koordinatore e Programit, pranë organizatës Help-Hilfe zur Selbsthilfe e.V. në Kosovë kanë nënshkruar marrëveshjen për zbatimin e projektit të “Përkrahje për stabilitetin socio-ekonomik nëpërmjet fuqizimit të sektorit të mikro-biznesit në Kosovë”.

I pranishëm në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje ishte edhe Zëvendës Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Matthias Kiesler.

Përfituesve të këtij projekti do t’u dhurohen pajisje me vlerë mesatare 2.000 euro, kombinuar me trajnime profesionale e mbikëqyrje për zhvillimin e tyre të qëndrueshëm.

“Sot e zyrtarizojmë një pjesë të një marrëveshje që organizata “Help” do ta bëjë me disa Komuna në Republikën e Kosovës. Kemi kënaqësinë që jemi një prej këtyre komunave për përkrahjen e bizneseve të vogla me grante. Falënderoj edhe Zëvendës Ambasadorin, z. Matthias Kiesler për përkrahjen që shteti gjerman është duke e dhënë për Kosovën dhe në përgjithësi për ndihmën shumëvjeçare në projekte të ndryshme. Komuna e Prishtinës është njëra prej përfitueseve më të mëdha të projekteve të shtetit gjerman dhe ato projekte tashmë po tregojnë edhe suksese dhe lehtësim të jetës së qytetarëve’, tha në këtë konferencë Ahmeti.

Zëvendës Ambasadori Matthias Kiesler tha se është i kënaqur që Komuna e Prishtinës është përfituese e këtij projekti dhe foli për arsyen e këtij projekti.

“Siç e dini gjatë muajve të kaluar ka pasur një ngritje shumë të madhe të numrit të personave të cilët janë larguar nga Kosovë në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo ndërlidhet edhe me numrin e rritur të azilkërkuesve në Gjermani. Në janar të këtij viti kanë qenë 3.000 kosovarë që kanë kërkuar azil në Gjermani, në muajin shkurt 7.000 dhe në mars ky numër ka arritur në 11.000 persona”, tha Zv. Ambasadori gjerman. Por pyetja është se pse këta njerëz janë larguar nga Kosova vijoi në fjalën e tij zëvendës Ambasadori. Ai po ashtu tha se një arsye sigurisht se është gjendja e keqe ekonomike e tyre apo perceptimi i tyre i gjendjes ekonomike.

Veprimet që do të ndërmerren në veçanti sipas kësaj marrëveshje lidhen me krijimin e vendeve të reja të punës përmes përkrahjes me grante të mikrobizneseve”, tha Zv. Ambasadori gjerman, Matthias Kiesler.

Ndërsa, Shqipe Breznica shpjegoi se organizata “Help” është organizatë gjermane me seli në Bon dhe se nga maji i vitit 2015 kanë filluar fushëveprimtarinë edhe në Kosovë.

“Projekti ka për fokus përkrahjen e biznese të vogla në Kosovë. Në vitin 2015 do të përqendrohemi në 6 komuna, ndërsa në vitin 2016 do t’i shtojmë edhe 3 komuna të tjera. Qëllimi është që t’u ndahen grante prej 2.000 eurove bizneseve të vogla ku edhe Komunat do të përkrahin me bashkëfinancim dhe po ashtu përfituesit potencial do të duhet të participojnë me 15% të vlerës së grantit. Në Komunën e Prishtinës janë paraparë 80 grante për vitin 2015 dhe 20 grante për vitin 2016. Kontributi i Komunës së Prishtinës është 40 mijë euro si bashkëfinancim” tha Breznica.

Shuma e përgjithshme e projektit për vitet 2015 dhe 2016 do të jetë 1.360.940,00 euro, ndërsa donator kryesor i këtij projekti është Qeveria Gjermane në vlerë prej 500.000,00 euro në vitin 2015 (Faza I – rë) dhe shuma e planifikuar prej 500.000,00 euro në vitin 2016 (Faza II – të). Bashkëfinancues janë edhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në një shumë në vlerë prej 100.000,00 Euro, si dhe Komunat e përfshira në Projekt në vlerë prej 126.000,00 Euro.

Indexonline

Read More

Mitrovica dhe Help, bashkëpunim për mikro-biznese

Komuna e Mitrovicës dhe organizata Help-Hilfe zur Sebsthilfe e.V., kanë nëshkruar të enjten Marrëveshje Bashkëpunimi për zbatimin e projektit “Përkrahje për stabilitetin socio-ekonomik nëpërmjet fuqizimit të sektorit të mikro-biznesit në Kosovë”.

Në kuadër të këtij projekti do të përkrahen së paku 40 përfitues në qëllimet e tyre për fillimin apo zhvillimin e aktivitetit biznesor, duke dhuruar pajisje me vlerë mesatare prej 2.000 euro, së bashku me trajnime biznesore dhe profesionale, si dhe monitorim dhe mbikëqyrje, me qëllim të zhvillimit të tyre të qëndrueshëm.

Vlera e përgjithshme e projektit në fazën e I dhe II në Komunën e Mitrovicës është 121.054.88 euro.

Komuna është partner i projektit, ndërsa implementimin e saj në terren do ta bëjë Fondacioni Kosovë-Luksemburg, partner vendor i organizatës Help.

Klan Kosova

Read More

Marrëveshje për fuqizimin e bizneseve të vogla

Në Komunën e Prishtinës rreth 100 biznese do të përfitojnë falë Marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar midis Komunës së Prishtinës dhe organizatës “Help”.

Kryetarit të Komunës së Prishtinës Z.Shpend Ahmeti dhe dhe Znj. Shqipe Breznica, Koordinatore e Programit, pranë organizatës Help-Hilfe zur Selbsthilfe e.V. në Kosovë kanë nënshkruar marrëveshjen për zbatimin e projektit të “Përkrahje për stabilitetin socio-ekonomik nëpërmjet fuqizimit të sektorit të mikro-biznesit në Kosovë”.

I pranishëm në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje ishte edhe Zëvendës Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Matthias Kiesler.

Përfituesve të këtij projekti do t’u dhurohen pajisje me vlerë mesatare 2.000 euro, kombinuar me trajnime profesionale e mbikëqyrje për zhvillimin e tyre të qëndrueshëm.

“Sot e zyrtarizojmë një pjesë të një marrëveshje që organizata “Help” do ta bëjë me disa Komuna në Republikën e Kosovës. Kemi kënaqësinë që jemi një prej këtyre komunave për përkrahjen e bizneseve të vogla me grante. Falënderoj edhe Zëvendës Ambasadorin, z. Matthias Kiesler për përkrahjen që shteti gjerman është duke e dhënë për Kosovën dhe në përgjithësi për ndihmën shumëvjeçare në projekte të ndryshme. Komuna e Prishtinës është njëra prej përfitueseve më të mëdha të projekteve të shtetit gjerman dhe ato projekte tashmë po tregojnë edhe suksese dhe lehtësim të jetës së qytetarëve’, tha në këtë konferencë Ahmeti.

Zëvendës Ambasadori Z. Matthias Kiesler tha se është i kënaqur që Komuna e Prishtinës është përfituese e këtij projekti dhe foli për arsyen e këtij projekti.

“Siç e dini gjatë muajve të kaluar ka pasur një ngritje shumë të madhe të numrit të personave të cilët janë larguar nga Kosovë në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo ndërlidhet edhe me numrin e rritur të azilkërkuesve në Gjermani. Në janar të këtij viti kanë qenë 3.000 kosovarë që kanë kërkuar azil në Gjermani, në muajin shkurt 7.000 dhe në mars ky numër ka arritur në 11.000 persona”, tha Zv. Ambasadori gjerman. Por pyetja është se pse këta njerëz janë larguar nga Kosova vijoi në fjalën e tij zëvendës Ambasadori. Ai po ashtu tha se një arsye sigurisht se është gjendja e keqe ekonomike e tyre apo perceptimi i tyre i gjendjes ekonomike.

Veprimet që do të ndërmerren në veçanti sipas kësaj marrëveshje lidhen me krijimin e vendeve të reja të punës përmes përkrahjes me grante të mikrobizneseve”, tha Zv. Ambasadori gjerman, Z. Matthias Kiesler.

Ndërsa, Znj. Shqipe Breznica shpjegoi se organizata “Help” është organizatë gjermane me seli në Bon dhe se nga maji i vitit 2015 kanë filluar fushëveprimtarinë edhe në Kosovë.

“Projekti ka për fokus përkrahjen e biznese të vogla në Kosovë. Në vitin 2015 do të përqendrohemi në 6 komuna, ndërsa në vitin 2016 do t’i shtojmë edhe 3 komuna të tjera. Qëllimi është që t’u ndahen grante prej 2.000 eurove bizneseve të vogla ku edhe Komunat do të përkrahin me bashkëfinancim dhe po ashtu përfituesit potencial do të duhet të participojnë me 15% të vlerës së grantit. Në Komunën e Prishtinës janë paraparë 80 grante për vitin 2015 dhe 20 grante për vitin 2016. Kontributi i Komunës së Prishtinës është 40 mijë euro si bashkëfinancim” tha Znj.Breznica.

Shuma e përgjithshme e projektit për vitet 2015 dhe 2016 do të jetë 1.360.940,00 euro, ndërsa donator kryesor i këtij projekti është Qeveria Gjermane në vlerë prej 500.000,00 euro në vitin 2015 (Faza I – rë) dhe shuma e planifikuar prej 500.000,00 euro në vitin 2016 (Faza II – të). Bashkëfinancues janë edhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në një shumë në vlerë prej 100.000,00 Euro, si dhe Komunat e përfshira në Projekt në vlerë prej 126.000,00 Euro.

Projekti do të zbatohet në komunat vijuese: Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Graçanicë, Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, Vushtrri, Prizren dhe Gjilan.

Kosova Info

Read More

Komuna e Mitrovicës dhe Help nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi

Komuna e Mitrovicës dhe organizata Help-Hilfe zur Selbsthilfe, kanë nënshkruar sot Marrëveshje Bashkëpunimi për zbatimin e projektit “Përkrahje për stabilitetin socio-ekonomik nëpërmjet fuqizimit të sektorit të mikro-biznesit në Kosovë”.

Aktivitetet kryesore të projektit, janë të përqendruara në krijimin e vendeve të punës përmes mbështetjes direkte për bizneset e vogla, në formën e grandeve në pajisje, si dhe organizimin e trajnimeve profesionale dhe biznesore. Help do të mbështesë zbatimin e strategjive ekzistuese të zhvillimit lokal dhe do të përkrahë procesin e zhvillimit të qëndrueshëm si të tërë.

Në kuadër të këtij projekti të cilin organizata Help do ta realizoj në Komunën e Mitrovicë, do të përkrahen së paku 40 përfitues në qëllimet e tyre për fillimin apo zhvillimin e aktivitetit biznesor, duke dhuruar pajisje me vlerë mesatare prej 2.000 euro, së bashku me trajnime biznesore dhe profesionale, si dhe monitorim dhe mbikëqyrje, me qëllim të zhvillimit të tyre të qëndrueshëm.

Vlera e përgjithshme e projektit në fazën e I dhe II në Komunën e Mitrovicës është 121.054.88 euro. Komuna e Mitrovicës është partnere e projektit, ndërsa implementimin e saj në terren do ta bëjë Fondacioni Kosovë-Luksemburg, partner vendor i organizatës Help.

Radio Kosova e LireRadio Kosova e Lire

Read More