Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik përmes fuqizimit të mikrobiznesit në Kosovë

Ndahen grantet e projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik përmes fuqizimit të mikrobiznesit në Kosovë”, për Komunën e Prishtinës

Sot, në sallën e Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës, u mbajt prezantimi i projektit: “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik përmes fuqizimit të mikrobiznesit në Kosovë”, projekt ky i përbashkët i Komunës së Prishtinës dhe organizatës gjermane HELP, si zbatuese e donacionit të Qeverisë Gjermane.

Në fjalën e tij, Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti tha se ky është një projekt i përbashkët për ndarjen e granteve bizneseve të vogla, për të motivuar zhvillimin, rritjen e punësimit, posaçërisht në biznese të vogla e të mesme. Ai shpjegoi se participimi i Komunës në këtë projekt është 20%, ndërkaq ai i organizatës HELP, por është potencoi se edhe me shuma të vogla mund të bëhet një dallim. “Jam i lumtur që sot jemi në kurorëzimin e përgatitjes së projektit për ndarjen e granteve”, tha Ahmeti. Ai e falënderoi shtetin gjerman në përgjithësi për ndihmën që e ka dhënë dhe e jep vazhdimisht në zhvillim të vendit dhe veçanërisht organizatën HELP, me të cilët është punuar shumë në këtë moment. “Tani më janë përzgjedhur 80 përfitues të këtyre ndihmave të cilat do të ndahen sot formalisht”, tha në fund Shpend Ahmeti.

Zv. Ambasadorja Gjermane, pasi shprehi kënaqësinë që është prezente si përfaqësuese e shtetit gjerman tha se janë shumë krenarë që kanë mundur ta përkrahin këtë projekt dhe e falënderoi organizatën HELP që e ka implementuar dhe u dëshiroi sukses të gjithë bizneseve përfituese të këtyre ndihmave.

Ndërkaq, përfaqësuesja e organizatës HELP, Shqipe Breznica, shpjegoi se si ky projekt ka filluar prej majit të këtij viti dhe implementohet në 6 komuna, si Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Graçanicë, Mitrovicë e Veriut, dhe Leposaviq, ndërsa vitin e ardhshëm do të shtohen edhe Vushtria, Gjilani dhe Prizreni.  “Në kuadër të implementimit të programit në Prishtinë kemi filluar me seanca informuese në shumë lagje dhe fshatra të Prishtinës dhe janë pranuar gjithsej 227 aplikacione, kurse faza e dytë ka qenë vizita nëpër shtëpi dhe hapësirat ku operojnë bizneset” tha ajo.  Në fund Breznica falënderoi stafin e ambasadës gjermane, stafin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe të Komunës së Prishtinës, që ndihmuan në implementimin e këtij projekti.

http://kk.rks-gov.net/prishtina/News/Ndahen-grantet-e-projektit–Mbeshtetje-stabiliteti.aspx

Related Posts

Leave A Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.