Help vazhdon mbështetjen ndaj familjeve në nevojë në Podujevë

Help ka ndihmuar me pako ushqimore dhe higjienike 119 familje të Lagjes së Dëshmorëve në Balloc të Podujevës , ndihmë e cila u ofrua në kuader të mbeshtetjes në menaxhimin e situatës ndaj pandemisë Covid-19.
Falenderim i veçantë për kompanitë vendore që mbështetën këtë iniciativë përmes donacioneve të tyre.
Poashtu falenderojmë zyretarët komunal për bashkëpunimin gjatë përpilimit të listave me të gjitha familjet në nevojë dhe aktivitetit në terren përmes vullnetarëve.
Fotograf: Valdrin Fetahu

Read More

Help mbeshtet BSL ne Gerdoc me makinen per prodhimin e qeseve te mbeturinave

Reduktim i kostos, prodhim, zhvillim! 

Oganizata Help ne kuader te bashkepunimit me Institucionin e Sherbimit Korrektues te Kosoves, sot i ka dhuruar Burgut te Sigurise se Larte ne Gerdoc, makinen per prodhimin e qeseve te mbeturinave te dimensioneve te ndryshme.
Me kete makine do te punojne te burgosurit te cilet jane duke u mbajtur ne kete institucion, ndersa qeset e prodhuara do te perdoren nga te gjitha burgjet dhe Qendrat Korrektuese te Kosoves.

Read More

Mbështetje ndaj QKMF në Podujevë

Help vazhdon mbështetjen ndaj Institucioneve në menaxhimin e situatës ndaj pandemisë Covid-19, këtë herë mbështetje simbolike ju ofrua Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare në Podujevë të cilës ju dhuruan një pako maska mbrojtëse për stafin.
Falenderojmë Rrobaqepsinë “ADA” për vullnetarizmin e tyre për qepjen e maskave me materialin që ju dhurua nga Organizata Help.
Poashtu falenderim i veçantë për ekipin e mediumit Klan Kosova të cilët ndoqën këtë aktivitet.
Bashkë çdo gjë është më e lehtë.

Help continues to support the Institutions in managing the situation with pandemic Covid-19, this time providing symbolic support to the Main Family Medicine Center in Podujeva with protective masks package for staff.
We thank the tailoring company “ADA” for their volunteerism for sewing masks with the material donated by Help Organization.
Also special thanks to the team of the medium Klan Kosova who followed this activity.
Together everything is easier.
Read More

Help mbështet SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë

Help vazhdon mbështetjen ndaj Institucioneve në menaxhimin e situatës ndaj pandemisë Covid-19, këtë herë mbështetje simbolike ju ofrua SOS Fshatit të fëmijëve në Prishtinë ku dhuruam një pako maska mbrojtëse për stafin dhe fëmijët që jetojnë në atë qendër.
Falenderojmë Rrobaqepsinë “ADA” për vullnetarizmin e tyre për qepjen e maskave me materialin që ju dhurua nga Organizata Help.

Read More

Help mbështet komunitetet ndaj Covid-19

1200 kg patate dhe nje pako maska mbrojtese u shperndane per komunitetet Rom, Ashkali, Egjiptian ne Fushe Kosove. Falenderojme kompanine Agrovin per donacionin e dhene ndaj Help si dhe Shoqatën “Gratë e Bashkuara” nga fshati Komogllave për qepjen e maskave, ndihme e cila u ofrua sot ne kuader te mbeshtetjes ne menaxhimin e situates ndaj pandemise Covid-19.

Read More

Help mbështet Shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë me medikamente

Help Misioni në Kosovë mbështet përmes donacionit me medikamente Shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për menaxhimin e situatës ndaj Coronavirus.
Në këtë qendër qëndrojnë rreth 80 të moshuar të cilët kanë shumë nevojë për medikamente esenciale.

Organizata Help i është përgjigjur menjëherë kërkesës së zyrëtarëve të kësaj qendre me medikamente siç janë: Vitamin C (Ac. Ascorbic), B-Complex, Diclofenac, Alkool (etanol), Maska faciale, Corvitol (metoprolol), Tretje Fiziologjike (Nacl), Ringer (Na, CL, K), Sistem per infuzione, Sistem per oksigjen, Doreza sterile, Amp. Fraxiparin (Nadroparin Calcium), Ranitidin Amp. 50mg/5ml, Loratidin, Enap-H (Enalapril+Hidroklortiazid), Furosemid tab, Furosemid amp, Linex Cap, Tetanus amp, fasha elastike.

Read More

Platforma “Kosova.health” ofron informacion online lidhur me Covid-19 në Kosovë

https://kosova.health/

Kjo faqe përmban informatat më të fundit mbi përhapjen e virusit COVID-19, duke mbledhur të dhëna nga faqja e WHO (Organizata Botërore e Shëndetësisë), si dhe nga autoritetet Kosovare shëndetësore në nivel qendror dhe lokal.

📞038 200 80 800

Për çdo rast të dyshuar kontaktoni numrin e lartëshënuar!


#RrinShpi #StayHome

Read More

Help vazhdon mbështetjen në menaxhimin e situatës ndaj Coronavirus, këtë herë për Shërbimin Korrektues të Kosovës

Bazuar në kërkesën për perkrhaje nga Shërbimi Korrektuese i Kosovës (SHKK) si partneri ynë në zbatimin e projektit, Misioni i Help në Kosovë sot ofroi mbështetje ketij institucioni me artikuj si: dezinfektues, hidrogjen, doreza, set steril (mantelë) dhe dezinfektues për përdorim të jashtëm.
Gjithmonë duke aplikuar masat parandaluese siç janë rekomanduar nga Qeveria në lidhje me sigurinë tonë (të stafit).
Mbështetje për të kapërcyer kohët e vështira.

Read More

Help mbështet Ministrinë e Shëndetësisë me pajisje medicinale për menaxhimin e situatës ndaj Coronavirus

Help sigurisht që është në veprim për qytetarët në nevojë, përkundër pandemisë Corona gjithmonë duke zbatuar rekomandimet nga Qeveria dhe OBSH.
Help Misioni në Kosovë aktivizoi ndihmën emergjente dhe në koordinim me personelin mjeksor sot kontribuoi me dezinfektues për aspiratorë, dezinfektues te lëngshëm për instrumente, letra te lagura medicinale, doreza lateks me pudër, set steril (mantele) për kirurgë, këmisha për pacientë, mbulesë për këpucë Nobashuco, letër higjienike dhe përparëse najloni.
Faleminderit për gatishmerinë dhe bashkepunimin shumë korrekt dhe të shpejtë stafit të Qendrës Operative Emergjente në kuadër të Ministrisë së Shendetësise të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
#helphilfezurselbsthilfe #helpkosovo #ministriaeshendetsise #covid19 #support #donate
Read More

Karin Settele viziton Shqipërinë pas tërmetit

Karin Settele, Drejtoresha e Help me seli ne Bon eshte duke vizituar Shqiperine qe ta vleresoj situaten pas termetit te 26 nentorit. Se bashku me ekipin e Help Misioni ne Kosove po behet shpërndarja e kontingjentit te dyte, saktësisht te batanijeve, thasëve për gjumë, jorganëve dhe jastëkëve, pecetave higjienikë, pelena për fëmijë, letër kuzhine pas tërmeteve të tmerrshme dhe te njëpasnjëshme.
Read More