Mitrovica me marrëveshje bashkëpunimi me Help-Hilfe

Komuna e Mitrovicës dhe organizata Help-Hilfe zur Selbsthilfe e.V., kanë nënshkruar sot Marrëveshje Bashkëpunimi për zbatimin e projektit “Përkrahje për stabilitetin socio-ekonomik nëpërmjet fuqizimit të sektorit të mikro-biznesit në Kosovë”.

Aktivitetet kryesore të projektit, janë të përqendruara në krijimin e vendeve të punës përmes mbështetjes direkte për bizneset e vogla, në formën e grandeve në pajisje, si dhe organizimin e trajnimeve profesionale dhe biznesore. Help do të mbështesë zbatimin e strategjive ekzistuese të zhvillimit lokal dhe do të përkrahë procesin e zhvillimit të qëndrueshëm si të tërë.

Në kuadër të këtij projekti të cilin organizata Help do ta realizoj në Komunën e Mitrovicë, do të përkrahen së paku 40 përfitues në qëllimet e tyre për fillimin apo zhvillimin e aktivitetit biznesor, duke dhuruar pajisje me vlerë mesatare prej 2.000 euro, së bashku me trajnime biznesore dhe profesionale, si dhe monitorim dhe mbikëqyrje, me qëllim të zhvillimit të tyre të qëndrueshëm.

Vlera e përgjithshme e projektit në fazën e I dhe II në Komunën e Mitrovicës është 121.054.88 euro. Komuna e Mitrovicës është partner i projektit, ndërsa implementimin e saj në terren do ta bëjë Fondacioni Kosovë-Luksemburg, partner vendor i organizatës Help.

indeksonline

Read More

Gjermania ndihmon bizneset e vogla në Prishtinë

100 bizneseve të vogla Organizata Gjermane “Help-Hilfe’’ do të i’u jap grande në vlerë prej 2000 eurove. Këto grande do të ndahen në dy pjesë, vlera e përgjithshme e këtyre grandeve të cilat janë në formën e pajisjeve dhe organizimit të trajnimeve profesionale dhe biznesore do të jetë në vlerë prej 302 mijë e 687 euro për Komunën e Prishtinës.

Pas raportit të projektit këto grande do të ndahen në dy faza, në vitin 2015 do të jetë faza e parë, ndërsa në vitin 2016 do të jetë faza e dytë.

Në afatin e aprë prej muajit maj deri në dhjetor do të përkrahen 80 biznese ndërsa në fazën e dytë në vitin 2016, 20 biznese.

Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me këtë organizatë.

Përzgjedhjen e bizneseve do t’a bëjë organizata ‘’Help-Hilfe’’ , e qëllimi i kësaj marrëveshje sipas Ahmetit është krijimi i vendeve të reja të punës.

Klan Kosova

Prishtina, marrëveshje për përkrahje mikro-bizneseve

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe koordinatorja e Programit pranë organizatës “Help-Hilfe zur Selbsthilfe e.V” në Kosovë, Shqipe Breznica, do të nënshkruajnë sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit për zbatimin e projektit “Përkrahje për stabilitetin socio-ekonomik nëpërmjet fuqizimit të sektorit të mikro-biznesit në Kosovë”.

Siç njoftoi Komuna, aktivitetet kryesore të këtij projekti janë të përqendruara në krijimin e vendeve të punës përmes mbështetjes direkt për bizneset e vogla, në formën e granteve në pajisje, si dhe organizimin e trajnimeve profesionale dhe biznesore

Kosovapress

Prishtina, marrëveshje për përkrahje mikrobizneseve

Siç njoftoi Komuna, aktivitetet kryesore të këtij projekti janë të përqendruara në krijimin e vendeve të punës përmes mbështetjes direkt për bizneset e vogla, në formën e granteve në pajisje, si dhe organizimin e trajnimeve profesionale dhe biznesore.

Telegrafi

Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje Bashkëpunimi me “Help”

Krytari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Koordinatorja e Programit pranë organizatës ” Help-Hilfe zur Selbsthilfe e.V, Shqipe Breznica kanë nënshkruar marrëveshje Bashkëpunimi.

Marrëveshja e Bashkëpunimit ka për qëllim zbatimin e projektit në ” Përkrahjenë stabilitetin socio-ekonomik nëpërmjet fuqizimit të sektorit të mikro-biznesit në Kosovë”.

Krytari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili edhe e ka bërë nënshkrimin e kësaj marrëveshje tregoi se
“Sot po e zyrtarizojmë marrëveshjen me organizatën “Help”e cila ka bërë marrëveshje me disa komuna tjera dhe ne kemi knaqësin që jemi një nga këto komunat në përkrahjen e bizneseve të vogla me grante.

Komuna e Prishtinës është njëra nga komunat që ka përfituar më së shumti nga projektet e shtetit gjerman dhe ato projekte sot po tregojn suksese”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa Koordinatorja e Programit pranë organizatës ” Help-Hilfe zur Selbsthilfe e.V, me seli në Bonë, Shqipe Breznica e cila foli për rrolin e kësaj organizate në rajone cila funksionon qe 20 vjet dhe projektet qe do t’i realizoj gjatë këtij viti dhe vitit të ardhëshëm në Komunën e Prishtinës.

“Organizata “Help” është një organizat gjermane me seli në Bonë, në Kosovë, në Prishtinë kemi fillu nga muaji Maj i vitit 2015, projekti ka për fokus përkrahjen e bizneseve të vogla në Kosovë. Ne do të përqendrohemi në gjashtë komuna në vitin 2015 ndërsa në vitin 2016 do të shtojmë edhe tri komuna të reja.

Qëllimi është me ju ofru grante me vlerë prej 2 mije eurove bizneseve të vogla ku komuna përkrah në bashkfinancim dhe po ashtu përfitusi potencial paguan 15% të vlerës së grantit. Në Prishtinë për vitin e parë 80 grante dhe 20 grante për vitin e ardhëshëm, pra gjithsej 100 grante ne Prishtinë dhe në fshatrat për rreth. Kontributi i KK të Prishtinës është 40 mije euro si bashkfinancim dhe 15% i klientit, përfitusve potencial të granteve” ka thënë Breznica.

Në këtë ngjarje i pranishëm ishte edhe Zëvendës Ambasadori Gjerman në Prishtinë, Matthias Kiesler i cili foli për financimin e Ambasadës Gjermane për organizatën “Help” dhe arsyjen pse kjo marrveshje ka përkrahjen e Ambasadës Gjermane. Numëri i madhë i qytetarëve të Kosovës të cilët kanë kërku leje qëndrimi në Gjermani dhe mos pasja mundësi që ata të kenë bizneset e tyre ka qenë njëra nga arsyjet që ky projekt ka përkrahjen e Ambasadës Gjermane.

“Pytja është pse këta persona janë larguar nga Kosova ? Dhe tani do t’i kthemi pikerisht këtij projekti dhe ka një arsyje që është gjendja e rëndë e tyre ekonomike apo përceptimi i tyre për gjendjen e rëndë ekonomike.

Prandaj është shumë e rëndëishme që të gjithë qytetarëve të Kosovës tu ofrohet një përspektivë afatgjate ekonomike, përkrahja dhe fuqizimi i ekonomis është që shumë vite pikëkyqe e bashkpunimit tonë dy palesh zhvillimor,Ministria e Punëve të Jashtme Gjermane ka dhënë fonde shtesë me qëllim që ta përkrah sektorin privat në Kosovë” , ka thënë Matthias Kiesler

Infodirekt

Gjermania Investon në Kosovë për të ulur numrin e Azilkërkuesve

Rreth 27 mijë shtetas të Kosovës kanë kërkuar azil gjatë këtij viti në Gjermani. Këtë e bëri të ditur sot zëvendës ambasadori gjerman në Kosovë, Matthias Kiesler. Ky i fundit ngriti shqetësimin e azilkërkuesve gjatë një konference për shtyp të mbajtur me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe me koordinatoren e programit pranë organizatës “Help-Hilfe”, Shqipe Breznica.

Ai tha se shifrat më shqetësuese ishin gjatë muajit mars, ku kishin kërkuar azil më shumë se 11 mijë kosovarë, në shkurt 7 mijë dhe në janar 3 mijë.

Ndërsa shifrat kanë filluar të zvogëlohen në muajin prill, kur kishin kërkuar azil 4 mijë persona ndërsa në muajin maj 1,700.

“Në pesë muajt e parë të këtij viti Kosova ka qenë vendi me numrin më të madh të azilkërkuesve, afër 27 mijë kosovarë, ndoshta ka pasur edhe më shumë nga ata që s’kanë hyrë në sistem por përafërsisht kaq”, tha Kiesler.

Nga ky numër, vetëm 5 mijë kosovarë janë kthyer deri më tani. Vendi me numrin më të madh të azilkërkuesve në Gjermani është Siria.

Zëvendës ambasadori tha se kjo është edhe arsyeja se pse ata dëshirojnë që t’u ndihmojnë bizneseve të vogla në Kosovë, në mundësi për të ulur numrin e papunësisë dhe të atyre që kërkojnë azil.

“Përkrahja për stabilitetin socio-ekonomik nëpërmjet fuqizimit të sektorit të mikro-biznesit në Kosovë” quhet edhe projekti, që sot u nënshkrua në mes Shqipe Breznica nga organizata Help-Hilfe zur Selbsthilfe, dhe kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ku ishte i pranishëm edhe zëvendës ambasadori gjerman.

Aktiviteti kryesor do të jetë krijimi i vendeve të punës përmes mbështetjes direkt për bizneset e vogla në forum të granteve në pajisje, si dhe organizimin e trajnimeve profesionale dhe biznesore.

“Në bazë të përvojave të mëhershme, prodhimi i vogël, shërbime dhe artizanale, kjo është edhe nga përvoja që e kemi nga atje, por nuk do të thotë që ne në Kosovë nuk do të vijmë me ndonjë ide të re në rajon, nuk jemi shumë të limituar por çfarëdo biznesi që do të jetë, që e ka shpjeguar mirë planin do të jenë prioritet”, tha Breznicka.

Ndërsa Shpend Ahmeti tha se ai beson se një projekt i tillë do të ndihmojë sa më shumë qytetarët dhe bizneset e vogla të komunës së Prishtinës si dhe të qyteteve të tjera.

“Kemi kënaqësinë që jemi ne njëra nga këto komuna, për përkrahjen e bizneseve të vogla me grante dhe sot do ta zyrtarizojmë këtë marrëveshje”, tha Ahmeti.

Shuma e përgjithshme e projektit për vitet 2015 dhe 2016 do të jetë 1,360,940 euro, ndërsa donator kryesor i këtij projekti është qeveria gjermane në vlerë prej 500 mijë euro në fazën e parë dhe 500 mijë euro në vitin 2016.

Bashkëfinancues të këtij projekti janë edhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në një shumë prej 100 mijë euro, si dhe Komuna e Prishtinës, përfshirë në Projekt në vlerë prej 126 mijë euro.

Projekti do të zbatohet në komunat vijuese: Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Graçanicë, Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, Vushtrri, Prizren dhe Gjilan.

Jeta ne Kosove

Read More