MAPL dhe Help mbështesin Komunën e Kamenicës me trajnime profesionale

Projekti “Përkrahje Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik në Nivel Komunal” (më tej “Projektit”), i financuar nga Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal te Qeverise se Republikës se Kosovës dhe Ministria e Punëve te Jashtme te Qeverise Gjermane dhe zbatuar nga Help në periudhë kohore prej 5 muajve. Komuna e Kamenicës dhe Help do të bashkëpunojnë në çështjet e mëposhtme gjatë zbatimit të projektit:

– Mbështetje për zbatimin e Strategjisë Zhvillimore te Komunës se Kamenicës. Mbështetje ne ndërtim te kapaciteteve njerëzore përmes trajnimeve profesionale

– Mbështetje zhvillimit te ndërmarrësisë dhe ndërmarrjeve të vogla, veçanërisht në funksion të rritjes së punësimit dhe krijimit të vendeve të reja te punës si dhe krijimin e kushteve konkurruese për tërheqjen e investimeve.

– Identifikimi dhe rrjetëzimi me partnerë brenda kuadrit të projektit me vëmendje të veçantë tek bizneset e vogla

Projekti fokusohet në ngritjen e kapaciteteve të grupeve të cenueshme ne sferën ekonomike dhe shoqërore, ne mënyrë që te ju krijohen mundësitë për pjesëmarrje aktive në shoqëri. Përderisa objektiva është zvogëlimi i nivelit të varfërisë në mesin e grupeve ekonomikisht të cenueshme. Help do te ofroje trajnime profesionale për se paku 40 qytetare te Komunës se Kamenicës.
Shuma totale e projektit është 17, 754.00 Euro ku 13,000.00 Euro janë ekskluzivisht për trajnime dhe projekti përfundon me 31 dhjetor 2018.

 

 

Related Posts

Leave A Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.