15.03.2019
TREGU I HAPUR PËR KLIENTËT (PËRFITUESIT) E Help
Projekti “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2017-2018” i financuar nga Qeveria Gjermane, Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komunat partnere dhe i cili zbatohet nga organizata Help – Hilfe zur Selbsthilfe te Premten me 15 Mars 2019 do te organizoj tregun e hapur. Tregu i hapur është aktivitet një ditor që ka për qëllim te ofroje mundësinë për klientët/përfituesit e granteve në Help ti ekspozojnë, promovojnë dhe shesin produktet e tyre në hapësirën tek Bulevardi “Adem Jashari” përballë Kalasë së qytetit.
Aktiviteti zhvillohet ditën e Premte me 15 Mars nga ora 10:00 deri 16:00. Aktiviteti është përkrahur edhe nga Komuna e Vushtrisë.