Youth in Viti will receive business skills training and some will receive small grants to start their own businesses through a cooperation agreement signed on August 17th, 2018 with the municipality of Viti and Help Kosovo.
The USAID EMPOWER Private Sector Self-Employment Training Program aims to foster the employability and entrepreneurship of youth in Gjilan, Viti, Hani i Elezit, and Kacanik. In partnership with Sida – Styrelsen för Internationellt Utvecklingssamarbete.
***
Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për realizimin e programit të USAID që synon të mbështesë punësimin e të rinjëve të Vitisë
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe Shqipe Breznica, Koordinatore e Projektit nga organizata Help, kanë nënshkruar më 17 gusht marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të programit trajnues “Programi i Trajnimit për Vetëpunësim”. Ky program është i financuar nga projekti i USAID-it EMPOWER Sektori Privat, në partneritet me Agjencinë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida).
Në bazë të marrëveshjes së arritur, Komuna e Vitisë dhe organizata Help do të bashkëpunojnë me qëllim të nxitjes së punësimit dhe ndërmarrësisë tek të rinjtë e cënueshëm dhe me mundësi të kufizuara ekonomike të kësaj komune. Gjithashtu, komuna e Vitisë do të bashkëfinancojë këtë program lidhurme aktivitetet që do që do të zhvillohen në këtë komunë.
“Programi i Trajnimit për Vetëpunësim” mbështetet në idenë se përkrahja e të rinjëve të Kosovës në ndërmarrësi i mundëson ata t’i zhvillojnë shkathtësitë që do të rrisin mundësitë e tyre për punësim dhe jetesë të qëndrueshme.
Përveç komunës së Vitisë, ky program do të zbatohet edhe në Gjilan, Hani i Elezit, dhe Kaçanik. “Programi i Trajnimit për Vetëpunësim” do të implementohet nga Help gjatë 15 muajve të ardhshëm.