Për mikro-biznese, 430 grante

Në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale sot u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit në mes të MPMS-së dhe organizatës gjermane Help – Hilfe zur Selbsthilfe e.V.

Minsitri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Z. Arban Abrashi dhe Z. Timo Stegelmann, kryesuesi i Divizionit të Evropës Juglindore i organizatës Help-Hilfe zur Selbsthilfe e.V., nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit për zbatimin e projektit “Përkrahje për stabilitetin socio-ekonomik nëpërmjet fuqizimit të sektorit të mikro-biznesit në Kosovë”.

Vlera e përgjithshme e projektit për fazën I dhe II është 1.360.940,00 euro, thuhet në njoftimin për medie.

Projekti do të zbatohet në komunat: Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Graçanicë, Leposaviq, Mitrovicë e veriut, Vushtrri, Prizren dhe Gjilan.

Këto 430 mikro-biznese do të ndihmohen me pajisjet e nevojshme për drejtimin e veprimtarive të tyre. Vlera mesatare e një granti do të jetë 2,000 eur. Së paku 430 biznese dhe 160 trajnime profesionale do të organizohen për bizneset e përkrahura.

Projekti do të zbatohet gjatë periudhës maj 2015 deri në dhjetor 2016.

Ky projekt është në përputhje me strategjitë nacionale dhe lokale të Republikës së Kosovës dhe do ta përkrahë procesin e zhvillimit të qëndrueshëm si të tërë.

Koha.netKoha.net

Related Posts

Leave A Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.