Sot Koordinatorja e Projektit të Help Kosovo Shqipe Breznica u takua me kryetarin e Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci për të diskutuar rreth mundësisë së bashkëpunimit në të ardhmen. Të dy palët u ndanë të kënaqur me iniciativën dhe planin për të zbatuar një projekt në këtë komunë me potencial në zhvillim ekonomik dhe agrar.
