Komuna e Mitrovicës dhe organizata Help-Hilfe zur Selbsthilfe, kanë nënshkruar sot Marrëveshje Bashkëpunimi për zbatimin e projektit “Përkrahje për stabilitetin socio-ekonomik nëpërmjet fuqizimit të sektorit të mikro-biznesit në Kosovë”.
Aktivitetet kryesore të projektit, janë të përqendruara në krijimin e vendeve të punës përmes mbështetjes direkte për bizneset e vogla, në formën e grandeve në pajisje, si dhe organizimin e trajnimeve profesionale dhe biznesore. Help do të mbështesë zbatimin e strategjive ekzistuese të zhvillimit lokal dhe do të përkrahë procesin e zhvillimit të qëndrueshëm si të tërë.
Në kuadër të këtij projekti të cilin organizata Help do ta realizoj në Komunën e Mitrovicë, do të përkrahen së paku 40 përfitues në qëllimet e tyre për fillimin apo zhvillimin e aktivitetit biznesor, duke dhuruar pajisje me vlerë mesatare prej 2.000 euro, së bashku me trajnime biznesore dhe profesionale, si dhe monitorim dhe mbikëqyrje, me qëllim të zhvillimit të tyre të qëndrueshëm.
Vlera e përgjithshme e projektit në fazën e I dhe II në Komunën e Mitrovicës është 121.054.88 euro. Komuna e Mitrovicës është partnere e projektit, ndërsa implementimin e saj në terren do ta bëjë Fondacioni Kosovë-Luksemburg, partner vendor i organizatës Help.