Me daten 06.06.2019 u bë nënshkrimi i marrëveshjeve me 30 përfituesit e granteve nga Komuna e Obiliqit
Help – Hilfe zur Selbsthilfe në kuadër të pojektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020” i financuar nga Qeveria Gjermane dhe Komunat partnere dhe i cili zbatohet nga organizata Help – Hilfe zur Selbsthilfe pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes, të enjten me 6 Qershor 2019 në Komunën e Obiliqit nënshkroi marrëveshjet me klientët e përzgjedhur në këtë Komunë.
Vendi: Komuna e Obiliqit
Lokacioni: Salla e Kuvendit Komunal të Obiliqit
Dita dhe data: E enjten, 6 Qershor 2019
Ora: 14:00
Prezent ishin: Kryetari i Komunes se Obiliqit, Xhafer Gashi, Drejtoresha e Help, Shqipe Breznica, Shefi i Kabinetit te Kryetarit te Komunes se Obiliqit Abdyrrahman Krasniqi, zyretarë nga Organizata Help si dhe klientët e përzgjedhur për grante.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në zhvillim të qëndrueshëm dhe stabilitet në Kosovë me fokus kryesor fuqizimin ekonomik. Përderisa, qëllimi i veçantë është krijimi i vendeve të reja të punës përmes mbështetjes direkte me grante për biznese të vogla. Nëpërmjet këtij projekti, ofrohen pajisje në mënyrë që përfituesit të mund të fillojnë apo rrisin bizneset e tyre. Vlera mesatare e një granti, për një përfitues, është 2,000.00 Euro në formë të pajisjeve, jo para të gatshme.