Program trajnimi për vetë-punësim nga USAID Kosovo, Sida dhe Help Kosovo

Zgjerimi i mundësive për punësim për të rinjtë në Kosovë është fokusi i Programit të fundit të Trajnimit për Vetë-Punësim.

Sot, projekti EMPOWER Private Sector ka nënshkruar një marrëveshje grantesh me organizatën lokale Help Kosovo për të zbatuar programin e trajnimit i cili synon të nxisë aftësitë e punësimit dhe ndërmarrësisë tek të rinjtë të cilët janë të margjinalizuar në komunat: Gjilan, Viti, Kaçanik dhe Han të Elezit. Në 15 muajt e ardhshëm, programi do të ofrojë trajnime për aftësitë e biznesit për rreth 200 të rinj, dhe pas përfundimit, 32 propozimet më të mira të biznesit të paraqitura nga të rinjtë e trajnuar do të përfitojnë grante të vogla për të filluar biznesin e tyre. Në partneritet me Sida – Styrelsen för Internationellt Utvecklingssamarbete.

Read More

“Fuqia e Granteve të Vogla” ngjarje organizuar nga Help Kosovo

Me datën 11 prill 2018 Help Kosovo ka organizuar ngjarjen “Fuqia e Granteve të Vogla”, ku më shumë se 120 persona morën pjesë duke përfshire ambasadat e huaja në Kosovë, Institucionet e Kosovës si ato qendrore ashtu edhe lokale, si dhe përfaqësuesit e komunave partnere, OJQ, klientët që u mbështetën me grante dhe përfaqesues te mediave.

Koordinatorja e programit të Help Kosovo, Shqipe Breznica hapi aktivitetin me një prezantim të aktiviteteve të Help përmes rezultateve dhe të dhënave, gjithashtu falënderoi mbështetësit e Organizatës Help Kosovo gjatë këtyre viteve.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm zëvendësdrejtori menaxhues Timo Stegelmann dhe menaxherja e programit Masa Bubanj, të cilët mbështetën përfaqësuesit e Help Kosovo në organizim.

Help Kosovo falenderon gjithashtu edhe Zëvendës Shefin e Misionit të Ambasadës Gjermane në Prishtinë, ztr. Jan Axel-Voss për praninë e tij dhe për fjalimin e tij në para te pranishmëve.

Gjithashtu, falënderim i veçantë i takon Zëvendësministrit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës ztr. Çerkin Dukolli dhe klientës sonë të sukseshme Arta Shehu-Zaimi për fjalimin e saj të mrekullueshëm.

Gjatë kësaj ngjarje klientët e Help Kosovo kanë pasur mundësi të ekspozojnë produktet e tyre për mysafirët të cilët ishin mjaftë të interesuar dhe të kënaqur me produktet e tyre.

Help Kosovo gjithashtu shfaqi video-dokumentarin e quajtur “Fuqia e Granteve të Vogla” ku u prezantua puna e organizates Help Kosovo që nga viti 2015 dhe u ofrua më shumë informacion rreth projektit

Help Kosovo dëshiron të falënderojë të gjithë mysafirët që na nderuan me praninë e tyre, shpresojmë t’ju shohim përsëri në projektet e ardhshme që Help do ti realizojë me po të njëjtin përkushtim.

Read More