Help mbështet një fermer në kuadër të programit të rehabilitimit dhe socializimit

Nëpërmjet programit të rehabilitimit dhe socializimit dhe ofrimit të granteve në formë të pajisjeve Help ka mbështetur K.Sh. një fermer nga fshati Llapushnik në formë të grantit të veçantë në maj 2019, ai ka përfituar një serë e cila do ti shërbejë për kultivimin e fidaneve dhe perimeve të ndryshme.

Personi i njejtë edhe gjatë kohës sa ka vuajtur dënimin ka zhvilluar aktivitetin e njejtë për kultivimin e fidaneve gjë që i ka ndihmuar në masë të madhe në aftësimin e tij profesional. Ai poashtu është pajisur me çertifikatën e regjistrimit të fermerit – NIF dhe ka angazhuar edhe anëtarët e tjerë në punët bujqësore.

Kryesisht klientët e tij janë nga fshati ku jeton dhe fshatrat përreth. Granti ka ndikuar në kapacitetin e prodhimit të biznesit dhe në rritjen e të ardhurave për familjen.

Related Posts

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.