Ditari (Logbook) për mbajtjen e shënimeve në fermë për bujqit

Të nderuar fermerë,

Realizimi i këtij ditari të punës është mundësuar nga Organizata Help Kosovo duke shpresuar që ky libër/ditar t’u shërbejë fermerëve në mënyrë të dobishme. Organizata Help në Kosovë ofron ndihmë sociale dhe ekonomike për personat ndjeshëm ndaj varfërisë dhe dukurive negative shoqërore.
Pikësynim i përgjithshëm i projekteve që zbatohen nga Help është të mbështetet zhvillimi i qëndrueshëm dhe stabiliteti në zonat e caktuara, me përqëndrim në fuqizimin ekonomik të cilat mbështeten nga Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë Gjermane dhe që zbatohen nga Misioni i Help në Kosovë.

Mbajtja e regjistrave është një temë që pak fermerë kujdesen të diskutojnë ose të praktikojnë. Sidoqoftë, ajo po bëhet një detyrë kritike dhe shumë e rëndësishme në bujqësi. Përderisa bujqësia bëhet më e komercializuar, fermerët duhet të përpiqen të jenë të sigurtë në lidhje me performancën e fermave të tyre në çdo kohë të caktuar.

Kjo është e vështirë të arrihet nëse një fermer nuk mban një regjistër të transaksioneve financiare dhe aktiviteteve të tjera që ndodhin në fermë. Pavarsisht nga metodologjia e mbajtjës së shënimeve, sistemi më i mirë është ai në të cilin të gjitha shpenzimet dhe të ardhurat janë regjistruara në kohën dhe mënyren e saktë.

 

 

Related Posts

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.