Për shkak të vështirësive të krijuara nga pandemia e Covid-19 në ekonomi, Zyrëtari Monitorues nga Help Kosovo ka zbatuar analizën e monitorimit të aktivitetit të biznesit për projektin “Mbështetje ndaj stabilitetit socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor 2019-2020” dhe projektin “Programi i trajnimit për vetë punësim” si dhe po vazhdon me raportin për projektet e tjera implementuar nga Help poashtu.
Raporti:
“Raport vlerësimi i veprimtarisë së përfituesve të granteve Ndihmuese (klientët) të vitit 2019 gjatë periudhës pandemike Covid-19”.
Prill, 2020
Numri i përgjithshëm i klientëve 223;
Gjatë prillit të vitit 2020 u kontaktuan 212 klientë, 11 nuk u përgjigjën.
Nga 212, vetëm 40 klientë ose 18.9% janë duke punuar në këtë kohë, 172 ose 81.1% nuk punojnë.
40 klientë që janë duke punuar janë:
- Fermerët 20 klientë
- Bletarë 5 klientë
- I.T. 6 klientë
- Klub rrobaqepës 1
- Metal punon 3 klient
- 4 klientë mekanikë
- Klient kopshtar 1
Pyetje: 1) Sa jeni i shqetësuar me situatën ekonomike të krijuar në Kosovë si rezultat i Covid-19?
A) JO kanë deklaruar 17%
B) MESATARISHT kanë deklaruar 13%
C) Shumë kanë deklaruar 70%
Pyetje: 2) A është ndikuar biznesi juaj si rezultat Covid-19?
A) JO 18.9%
B) PO 81.1%
Pyetje: 3) A ka rënë biznesi juaj gjatë kësaj periudhe të pandemisë Covid-19? Nëse po, në cilat forma a) humbje e të ardhurave, b) vështirësi në pagimin e pagave, vështirësi në pagimin e qirasë?
A) JO 18.9%
B) PO 81.1% (a) Humbje në të ardhura
Pyetje: 4) A janë masat e marra nga qeveria të mjaftueshme që biznesi juaj të mbijetojë deri në fund të pandemisë Covid-19?
A) JO 24%
B) PO 76%
Pyetje: 5) Cila do të ishte saktësisht ndihma e përshtatshme për biznesin tuaj, përveç parave të gatshme (plehra për fermerët; tekstile dhe / ose pajisje shtesë për rrobaqepëset; materiale për flokët / ngjyrat për zbukuruesit dhe floktarët; sapun për automobil, ushqim dhe pije për restorante )?
A) Mbështetje tjetër, 150 prej tyre që është 70.75
B) Lëndë e parë deklaruan 62 prej tyre ose 29.25%
Pyetje: 6) Planet në të ardhmen?
Nga 212 klientë të gjithë deklaruan se planifikojnë të vazhdojnë të njëjtin biznes.