Komuna e Mitrovicës dhe organizata Help-Hilfe zur Sebsthilfe e.V., kanë nëshkruar të enjten Marrëveshje Bashkëpunimi për zbatimin e projektit “Përkrahje për stabilitetin socio-ekonomik nëpërmjet fuqizimit të sektorit të mikro-biznesit në Kosovë”.
Në kuadër të këtij projekti do të përkrahen së paku 40 përfitues në qëllimet e tyre për fillimin apo zhvillimin e aktivitetit biznesor, duke dhuruar pajisje me vlerë mesatare prej 2.000 euro, së bashku me trajnime biznesore dhe profesionale, si dhe monitorim dhe mbikëqyrje, me qëllim të zhvillimit të tyre të qëndrueshëm.
Vlera e përgjithshme e projektit në fazën e I dhe II në Komunën e Mitrovicës është 121.054.88 euro.
Komuna është partner i projektit, ndërsa implementimin e saj në terren do ta bëjë Fondacioni Kosovë-Luksemburg, partner vendor i organizatës Help.