Komuna e Gjilanit dhe “Help” vizitojnë bizneset të cilat kanë aplikuar për grante

Nën monitorimin e Komunës së Gjilanit, përfaqësuesit e organizatës “Help” kanë filluar me procedurat e verifikimit të aplikacioneve për grante dhe vizitave në terren tek bizneset gjilanase, program ky që bashkëfinancohet në mes kësaj organizate, Komunës dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ne mesin e shumë vizitave në terren, ekipi i Komunës dhe “Help” janë ndalur edhe tek ordinanca “Fizioterapia”, e cila ka nisur punën një vit më parë dhe ka aplikuar për grante.

Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Agim Zuzaku, tha se ky projekt do të ndikoj në zhvillimin ekonomik lokal, ndërkaq ka pohuar se do të përzgjidhen për grante 40 bizneset e duhura, konform aplikacioneve.

“Komuna e Gjilanit është duke u munduar vazhdimisht që të krijoj vende të reja të punës. Këtë po e ndihmon edhe programi i “Help”, pastaj programi për bashkëpunim ndërkufitar, ku janë mbështetur 28 zeje, duke ndikuar në zhvillimin e tyre dhe programet tjera. Pra, do të fitojnë grante veç bizneset të cilat i plotësojnë kriteret. E falënderoj organizatën “Help” dhe shpresoj që edhe në vitin 2017 do të na ndihmojë me anë të granteve të vogla për bizneset”, ka thënë Zuzaku.

Edhe Butrint Tuzi, përfaqësues nga “Help” është zotuar se pas verifikimit të aplikacioneve dhe vizitave në terren, do të përzgjidhen për grante bizneset të cilat i plotësojnë kriteret.

Nga ana e saj, Valentina Rexhi, pronare e ordinances “Fizioterapia”, ka shprehur falënderim për Komunën e Gjilanit dhe organizatën “Help” për mundësinë, duke thënë se nëse do të përzgjidhej biznesi i saj për të fituar grant, do të zhvillohej edhe më shumë dhe do të ofroj vende të reja pune për teknik të fizioterapisë.

KOHAnet