Help Misioni në Kosovë mbështet përmes donacionit me medikamente Shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë për menaxhimin e situatës ndaj Coronavirus.
Në këtë qendër qëndrojnë rreth 80 të moshuar të cilët kanë shumë nevojë për medikamente esenciale.
Organizata Help i është përgjigjur menjëherë kërkesës së zyrëtarëve të kësaj qendre me medikamente siç janë: Vitamin C (Ac. Ascorbic), B-Complex, Diclofenac, Alkool (etanol), Maska faciale, Corvitol (metoprolol), Tretje Fiziologjike (Nacl), Ringer (Na, CL, K), Sistem per infuzione, Sistem per oksigjen, Doreza sterile, Amp. Fraxiparin (Nadroparin Calcium), Ranitidin Amp. 50mg/5ml, Loratidin, Enap-H (Enalapril+Hidroklortiazid), Furosemid tab, Furosemid amp, Linex Cap, Tetanus amp, fasha elastike.






