Kjo faqe ofron disa nga përgjigjet në pyetjet tuaja më të shpeshta, për më shumë detaje na shkruani në [email protected]

Aplikimi mund të bëhet vetëm gjatë periudhës së caktuar nga Organizata Help. Çdo vit kemi projekt në komuna të caktuara, dhe vetëm qytetarët e atyre komunave mund të aplikojnë.

Grantet e Help janë në vlerë mesatare prej 2000 eurosh me 15% bashkëfinancim nga përfituesi. Mbështetja është vetëm me pajisje, makina për punë.