Trajnimi i biznesit: Administrimi i biznesit në Kosovë

Administrimi i biznesit është kryer në internet (online) për klientët e zgjedhur të komunave në vijim: Prishtina 39 klientë të zgjedhur, Podujeva 37, Drenas 35, Skënderaj 22 dhe Gjakova 37 klientë të zgjedhur në total 170 klientë të zgjedhur. Programi i trajnimit është realizuar gjatë periudhës: 03.08.2020-28.08.2020.

Programi i trajnimit zgjati 2 (dy) ditë dhe përbëhej nga temat kryesore vijuese: Koncepti i Ndërmarrjes dhe praktikat më të mira, Modeli i Biznesit Canvas, Planifikimi Strategjik dhe Marketingu, Planifikimi Financiar dhe Sistemi i Taksave në Kosovë dhe Regjistri i Biznesit në Kosovë. Programi i trajnimit ka qenë shumë interaktiv, ndërsa trajnerët fillimisht kanë prezantuar konceptet dhe më pas kanë angazhuar pjesëmarrësit në aktivitete të lidhura ngushtë me konceptin e trajnimit. Prandaj, pjesëmarrësit fillimisht kanë filluar të kryejnë analiza të ndryshme të biznesit të tyre në varësi të nivelit të zhvillimit të biznesit të tyre. Pjesëmarrësve në trajnim u janë siguruar materiale të ndryshme trajnimi që janë dinamike dhe mund të zbatohen lehtësisht nga pjesëmarrësit në çdo kohë.