Për 40 biznese të komunës u ndanë 121.000 euro

Në Mitrovicë është shënuar një ngjarje e rëndësishme në mbështetje të bizneseve. Komuna, në bashkëpunim me Organizatën  qeveritare Gjermane HELP, ka ndihmuar 40 biznese, duke ndarë  121.000 euro për zhvillimin e veprimtarive të tyre, projekt ky që do të implementohet nga “Fondacioni-Kosova-Lexemburg”. Në këtë projekt komuna e Mitrovicës ka participua me shumën 16.000 euro.

Në ceremoninë e  nënshkrimit të kontratave, ishte i pranishëm  kryetari I komunës së Mitrovicës,  Agim Bahtiri, drejtori për Zhvillim dhe Bujqësi Nasuf Aliu, menaxheri i projektit, Afrim Kamishi, etj.                                      ..

Të 40 pronarët e bizneseve kanë përfituar shumën deri në 2.000 euro, varësisht nga biznesi që ka. Ata për realizmin e projekteve të tyre, duhet të participojnë me shumën prej 15 për qind të vlerës së projektit. Përfituesit ishin  biznese të komuniteteve të ndryshme, kryesisht raste sociale.

Me këtë shumë parash, përfituesit mund të blejnë pajisje për zhvillimi n dhe zgjerimin e bizneseve të tyre. Përfituesit janë përzgjedhur nga veprimtari të ndryshme biznesore, duke filluar nga bujqësia e deri në art.

Përzgjedhja e përfituesve është bërë në bazë të projekteve me të cilat kanë aplikuar për fonde, nga një komision i përbashkët I  i komunës dhe Fonacionit Kosova-Luxemburg, me ç’rast kusht është marrë parasysh plotësimi i kritereve sociale,  pastaj vendet e punës,  cilësia e investimeve, inovacioni, gjinia dhe komunitit.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, falënderoi HELP-in, Fondacionin Kosova-Lexemburg, AZHRV-në, Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale dhe përfituesit grandeve, të cilët i inkurajoj që të punojnë edhe më shumë dhe të zgjerojnë biszneset e tyre, duke I garantuar njëkohësisht se komuna do bëjë përpjekje që në të ardhmen të krijoj kushte edhe më të mira për biznese dhe mbështetje të tyre në forma të ndryshme.

Me këtë rast drejtori gjeneral I Fondacionit Kosova-Lexemburg, Ardian Hasanaj, falënderoi komunën e Mitrovicës për bashkëpunim dhe uroi përfituesit për përzgjedhje.

http://www.veriu.info/per-40-biznese-te-komunes-u-ndane-121-000-euro/

Related Posts

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.