Help mbështet organizimin e Kampionatit të Parë Ndërkombëtar të Notit “Kosova 2018” – Down Syndrome

Më 16 Prill Help Kosovo dhe Klubi i Notit Termopan nënshkruan një kontratë bashkëpunimi në kuadër të projektit “Kampionati i Parë i Hapur Ndërkombëtar i “Kosova 2018 “- Down Syndrome”.

Qëllimi i kësaj Kontrate të Bashkëpunimit është zbatimi i projektit “Kampionati i Parë i Hapur Ndërkombëtar “Kosova 2018 – Down Syndrome”, i realizuar nga Klubi i Notit Thermopan nën ombrellën e Federatës së Notit të Kosovës, mbajtur për herë të parë në Ballkan.

Help është një nga mbështetësit e shumtë për të bërë të mundur me një fond simbolik organizimin e Kampionatit të Parë Ndërkombëtar të Notit “Kosova 2018” – Down Syndrome, i cili do të organizohet nga 18-22 Maj 2018. Gara është një iniciativë e Klubit të Notit Termopan në Pishinën Zenit dhe do të mbështetet nga Federata e Notit të Kosovës dhe do të zhvillohet sipas rregullave të Federatës Ndërkombëtare të Notit (ISF).

Të gjithë garuesit janë me Down Syndrome të cilët janë anëtarë të Organizatës Ndërkombëtare të Notit të Sindromit Down (DSISO), i cili organizohet në bashkëpunim me këtë organizatë, të akredituar nga Komiteti Paraolimpik. Në këtë konkurs do të ketë disiplina të ndryshme dhe çmimi i parë, i dytë dhe i tretë do t’i jepet një shpërblim dhe e njëjta do të fitojë pikë në Federatën Ndërkombëtare të Ujit (ISF) dhe këto pika do të ndihmojnë garuesit me Down Syndrome për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian dhe Botëror  pasi ky është edhe një kriter.

Të kofnirmuar janë 77 pjesëmarrës nga 9 vende, si: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Irlanda, Estonia, Shqipëria, Rumania, Maqedonia dhe Danimarka.

Related Posts

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.