Certifikohen 100 të rinjë nga Kaçaniku dhe Hani i Elezit

Kandidatët nga Komuna e Kaçanikut dhe Hanit të Elezit morën certifikatat e tyre për trajnimin e biznesit në kuadër të projektit “Programi i Trajnimit për Vetë-punësimit”, implementuar nga Help Kosovo.

Ky program ka për qëllim nxitjen e aftësive për punësim dhe ndërmarrësi dhe zgjerimin e mundësive për punë për të rinjtë nga Gjilani, Vitia, Kaçaniku dhe Hani i Elezit.

Programi do të ofrojë trajnime për aftësitë e biznesit për rreth 200 të rinj, dhe pas përfundimit, së paku 32 propozimet më të mira të biznesit të paraqitura nga të trajnuarit do të përfitojnë grante të vogla, të cilat gjithashtu bashkë-financohen nga komunat partnere, për të filluar bizneset e tyre.

Trajnimi i biznesit organizohet nga Qendra për Mbështetjen e Bizneseve (BSCK), trajnimet  do të mbahen nga 19-23 nëntor 2018 në Kaçanik dhe Han të Elezit, ndërsa nga 26 deri më 30 nëntor 2018 në Gjilan dhe Viti.

Programi financohet nga USAID Empower Private Sector në partneritet me Sida – Styrelsen për Internationellt Utvecklingssamarbete.

Related Posts

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.