Bizneset e reja në Prishtinë do të përfitojnë nga 2000 euro

Në Komunën e Prishtinës rreth 100 biznese do të përfitojnë falë marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar midis Komunës dhe organizatës “Help”.

Veprimet që do të ndërmerren në veçanti sipas kësaj marrëveshje lidhen me krijimin e vendeve të reja të punës përmes përkrahjes me grante të mikrobizneseve. Të gjithë të interesuarit kanë mundësi të marrin pjesë në takimet informuese me qytetarë lidhur me mundësinë e përfitimit të granteve nga ky projekt.

Komuna e Prishtinës nëpërmjet një komunikate, thotë se kjo marrëveshje me organizatën gjermane “Help”, deri në fund të këtij viti planifikohen të ndahen 100 grante për bizneset e reja, në vlerë prej rreth 2000 euro për një biznes.

KosovaPRESS

Related Posts

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.